E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi si shprese Berat Buzhala

Po mundohem, ne nje fare forme, ta bart ne kete shkrim nje debat qe para dy ditesh e kisha me disa mergimtare tane, qe nje pjese te pushimit te veres vendosen ta kalojne ne Kosove. Si po u rriten femijet ne Zvicer? Kur te rriten, a do te flasin mire shqip? A do te flasin pakez bile? A do te vazhdojne t'i shkojne televizionet e Kosoves ne satelit? A do te dine per kulturen dhe a do ta duan cifteline? A do te pranojne te vijne veres per t'u martuar ne Kosove? Apo, mos rastesisht, do te na turperojne duke e perzier gjakun me ndonje zviceran, gjerman, italian, francez, anglez, suedez....?
Cfare dileme: Ne shqiptaret kemi rezerva ndaj kultures se ketyre kombeve. Athua cka do te duhej te mendonin te tjeret per ne?
Te me falni, por keto brenga te mergimtareve i perjetova si lajm shpresedhenes.
Nese sot femijet e gjenerates se dyte te mergimtareve tane po e kuptojne se eshte krejtesisht humbje kohe te shikohen televizionet, e pse jo edhe te lexohen gazetat e Kosoves, kjo do te thote se ata e kane ndermend te kacafyten kulturalisht ne shtetet ku jetojne. Te dalin jashte getos kulturore te ndertuar prej prinderve te tyre, ne forme "Kosovash te Vogla" diku ne Perendim.
Bashkatdhetaret tane nuk jane komuniteti i vetem qe edhe me tutje perballet me kriza te ndryshme te identitetit, duke jetuar ne dy bota paralele ne te njejten kohe. Njeren kembe ne Shtutgart, tjetren ne Gjakove. Duke i shkaktuar probleme vetes, familjes dhe shtetit mikprites, kulturen e te cilit e refuzojne me kryenecesi, ani pse secilen te mire materiale qe sot e gezojne, e kane edhe fale punes, por edhe fale tolerances kulturore qe ato shtete e kane treguar ndaj tyre, duke i lejuar te prosperojne atje.
Si eshte e mundur ta zgjedhesh nje vend per te jetuar, per te krijuar familje, e ne te njejten kohe me aq pasion t'i rezistosh atij vendi, asaj kulture, duke kultivuar gati edhe urrejtje per ta? Doren ne zemer, zgjedhja e vendit per te jetuar ne Perendim ka qene pak edhe pune fati, e edhe pak aksident. Kjo eshte varur kryekeput se cilen agjenci turistike e kane pasur me afer deres se shtepise. Por, kjo nuk do te thote qe ne menyre aksidentale ta vazhdojne jeten e tyre, me shprese qe pas perfundimit te luftes te kthehen prape ne Kosove. Sic e dime, lufta ka perfunduar tash e 11 vjet dhe ata nuk do te kthehen me per te jetuar ketu. Edhe arbereshet kane menduar dhe kane kenduar qe nje dite do te kthehen ne Shqiperi. Tash e 500 vjet, kjo gje nuk ka ndodhur. Prandaj, te gjithe duhet t'ia bejne jetes se tyre nje plan shume me serioz. Eshte e admirueshme qe qindra mijera mergimtare edhe sot e kesaj dite vijne te na vizitojne gjate veres. Nese asgje tjeter, ata ekonomise tone te dobet i japin nje infuzion financiar jetik. Por, ketu do te duhej te perfundonte rrefimi. Te vijne te cmallen me ne dhe ne shtator te vazhdojne jeten e tyre, per te miren e tyre dhe te femijeve te tyre, ne shtetet ku i kalojne 11 muaj tjere te vitit. Me shume sesa te merren me politiken qe zhvillohet ne Kosove, ata duhet te merren me politiken qe zhvillohet ne Zvicer. Me shume sesa te brengosen per te drejtat e minoriteteve ne Kosove, ata duhet te kujdesen per te drejtat e veta si minoritete. Shume me e leverdishme per ta do te ishte qe te heqin dore prej hapjes se degeve te PDK'se, LDK'se, AAK'se, AKR'se dhe LDD'se ne Perendim, dhe te behen pjese e partive te atjeshme, ose te formojne subjekte politike qe konkurrojne per komunat apo kantonet e tyre. Per dallim prej viteve '90, tash prioritetet kane ndryshuar. Pas njezet vjetesh do te ndryshojne edhe me shume. Edhe te Kosoves, e edhe te diaspores. Keto jane disa te verteta te dhimbshme qe nuk ka kush i ndryshon.
Eshte e paharrueshme ndihma qe diaspora ka dhene per Kosoven gjate nje dekade te tere, duke paguar ne te gjitha fondet e mundshme dhe duke e ndihmuar luften. Mirepo, tash ato mjete duhet te nderrojne destinim. Ndihme e madhe do te konsiderohej per ne nese 3 perqindeshin qe e ndanin per Kosoven, tash ta ndajne per shkollimin e femijeve te tyre ne shkolla sa me prestigjioze. Nese me pyesni se kush jane 10 personat me te arrire shqiptare te Kosoves ne Perendim, dhe nese e kam te ndaluar t'i permend disa sportiste te nivelit mesatar, atehere do te mbetesha me gishta ne goje. Prandaj, dua te them se Kosoves nuk i ndihmohet me prej Perendimit me ide politike. Nuk eshte rasti i vetem me diasporen tone qe ben trysni ne shtetet ame per t'u konservuar dhe sidomos per nje ndjenje me te forte te nacionalizmit. Ne Britani te Madhe sot e kesaj dite zhvillohet nje debat i ashper lidhur me menyren se si jetojne ne kete vend per dekada te tera komunitete te tera nga Pakistani. Duke i rezistuar kultures britanike, emigrantet pakistaneze jane mbyllur ne geto. Duke u frikesuar prej perzierjes se martesave me britaniket, sot e kesaj dite djemte dhe vajzat e komunitetit pakistanez, kur u vije koha e martesave, shkojne ne atdheun e tyre per te gjetur fatin e jetes dhe per t'u kthyer prapa diku ne Birmingham, qytet ne te cilen e perbejne 11 per qind te popullates se pergjithshme. Histori bukur e ngjashme, apo jo? Edhe ata, sikurse ne, dhe sikurse pjesa me e madhe e turqve ne Gjermani, frikesohemi se mos kultura jone po bastardohet nen ndikimin e kulturave gjermane, angleze ose zvicerane. Ka komunitete te tera mergimtaresh - kryesisht te vendeve te pazhvilluara - qe fortifikohen padepertueshem perballe shteteve ku jetojne, dhe padiskutueshem ngecin edhe mbrapa shoqerive - kulturen e te cilave mendojne se po e mbrojne prej ndikimeve te jashtme. Ky rrezik po na kanoset vazhdimisht. Aktualisht ne i kemi disa "Mini Kosova" neper bote, qe ndryshe kane evoluar keto dekadat e fundit. Mirepo, e kane nje emerues te perbashket: qe t'i perngjajne sa me shume asaj Kosoves qe ata e mbajne mend kur ia kane kthyer shpinen dhe te bien sa me pak nen ndikimin e kulturave ku ata jetojne. Nderkohe qe nje pjese e rinise se ketushme, kur flet per Perendimin, mendon Cyrhiun, Londren, Berlinin, mendon dicka krejt tjeter.
Per kete, sot e kesaj dite eshte duke u thelluar hendeku edhe ne mes vete rinise qe jeton ne Kosove dhe asaj qe gjate veres vjen ketu. Prandaj, kane lindur edhe emrat pezhorative si Schaz'i. Kultura qe ata sjellin ne Kosove gjate pushimeve verore, te shumten jane CD'te, frizurat dhe rrobat e Medes, Bleros, Shpatit, Dreqit dhe te Birit.
Dhe ky rreth vicioz, ku Kosoven e viteve '90 mergimtaret e sjellin ne Kosove ne nje paketim te ri ne vitin 2010, do te zgjase pambarimisht, nese ata nuk vendosin qe t'u japin fund odave te burrave midis Cyrihut.
Rreziku nuk vjen nese femijet nuk u flasin mire shqip. Rrezik eshte nese femijet e tyre nuk flasin mire as shqip e as gjermanisht, nuk shkruajne mire as shqip e as anglisht, nuk dine te luajne mire as me cifteli e as me kitare...Gershetimi i kulturave nuk e rrezikon kulturen shqiptare. Ajo vetem e pasuron ate dhe na ben me tolerante ndaj te tjereve.
Integrimi nuk eshte asimilim.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›