E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinë, shkon në 104 numri i viktimave nga shpërthimi në minierë

Shkon në 104 bilanci i viktimave që humbën jetën nga shpërthimi në minierën e qymyrit në verilindje të Kinës. Kjo shifër është bërë e ditur gjatë orëvë të para të mëngjesit të së hënës, dhe është bërë i ditur nga agjensia shtetërore e lajmeve. Po sipas këtij burimi, edhe 4 punëtorë të tjerë kanë mbetur të bllokuar në galeritë nëntokësore. Agjensia e lajmeve Xinhua raporton se puna e shpëtim kërkimit bëhet ende më e vështirë nga clirimi i gazeve toksike. Nga shpërthimi, janë plagosur edhe dhjetëra minatorë të tjerë, ndërsa 60 prej tyre janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e shpejtë. 6 nga këta persona kanë pësuar djegie të rënda dhe janë në gjendje kritike për jetën. Rreth 530 punëtorë ndodheshin në minierë në kohën kur ndodhi shpërthimi në fundjavë. Për këtë çështje ka nisur një proces hetimor i cili do të ndjerrë në pah shkaqet që çuan në shpërthimin që u mori jetën qindra njerëzve. Sipas të dhënave zyrtare, në minierat e qymyrit në kinë, vetëm vitin e kaluar janë regjistruar 3200 minatorë të vdekur, ndërsa OJQ-të pohojnë se ky numër është shumë më i lartë se kaq. Miniera menaxhohej nga kompania Hegang.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›