Pronat vritet me 29 plumba i riu
Ky i fundit u arrestua pas nje operacioni te policise se Lezhes ne krye te se ciles ishte vete kreu i uniformave blu Muharrem Furriku. Burime te policise bene te ditur se Gjoka u arrestua pasi u rrethua ne zonen ku ishte fshehur. Mesohet se 27-vjecari u largua menjehere pas krimit duke iu ngjitur malit me armen kallashnikov ne krah derisa u lokalizua ne afersi te fshatit Balldre. Kur ai e gjeti veten te rrethuar u dorezua pa rezistence. Burime te policise bene te ditur se ngjarja ndodhi dje rreth ores 1520 ne lagjen Nene Tereza ne periferi te qytetit te Lezhes. Krimi ndodhi ne oborrin e baneses se autorit te krimit. Viktima mesohet se kishte shkuar per te sqaruar nje debat qe
kishin mes tyre per nje siperfaqe toke ne vendin e quajtur Koder Marleka ne lagjen Nene Tereza zone ne te cilen ndodhej edhe shtepia e 27-vjecarit. Por pas debatit me kercenime karshi njeri-tjetrit Gjoka eshte futur ne banese duke marre prej andej nje arme automatike. Ai e qelloi me bresheri te riun duke e lene te vdekur ne vend. Pasi e la viktimen ne mes te pellgut me gjak ne oborrin e shtepise se tij Gjoka u largua me shpejtesi bashke me armen por u prangos vetem disa ore me pas nga blute e Lezhes.
E vrava pasi me kercenoi ne shtepi se do me vriste. Me ofendoi rende ne nderin e familjes. Keshtu mesohet te jete shprehur 27- vjecari pas arrestimit teksa pranoi autoresine e saj. Te shtenat e armes kane terrorizuar banoret e lagjes te cilet sinjalizuan menjehere policine. Viktima Paulin Deda ishte nga fshati Gjazen i komunes Ungrej te rrethit te Lezhes por prej nje viti ai jetonte me qira ne lagjen Skenderbej ne kete qytet. Pas autopsise rezultoi se i riu kishte marre 29 plumba ne trup.
Policia U plagos edhe nje muaj me pare
Policia e Lezhes e kishte mjaft te njohur emrin e viktimes Paulin Deda. Sipas burimeve ai ishte shoqeruar disa here per vepra te ndryshme kryesisht per kundershtim te forcave te policise. Nje muaj me pare mesohet se ai ishte konfliktuar me disa te rinj ne tregun e qytetit. Madje Deda kishte plagosur me thike dy prej tyre ndersa kishte mbetur edhe vete i plagosur.
LEZHE/ ROLAND NIKOLLI