E Diel, 1 Nëntor 2026

Otello per here te pare ne Shqiperi

/ /

Gjithmone do te jete dikush qe do te krahasohet me nje Jago me nje Kas Desdemone apo Otello. Gjithmone do te kete nje shami tradhtie dashurie e xhelozie bashke. Nje nga kryeveprat me te medha te Shekspirit vjen per here te pare e kenduar ne nje skene shqiptare. Otello nje drame lirike me 4 akte kompozuar nga Giuseppe Verdi do te ngjitet neser ne skenen e Teatrit Kombetar te Operes dhe Baletit. Ndonese nje nga veprat me te bukura te Verdit u deshen te kalonin 20 vite demokraci pa llogaritur vitet e diktatures kur ajo radhitej nder te ndaluarat qe ajo te ngjitej ne skenen operistike shqiptare. Sa ceshtje vizioni aq edhe mundesish. Te vesh ne skene nje Otello nuk eshte edhe aq e thjeshte. Kerkohet nje orkester e madhe ne numer ku perfshihet vec Orkestres Simfonike te TKOB-it edhe banda frymore e Forcave te Armatosura dhe orkestrante popullore te Ansamblit te Kengeve dhe Valleve Popullore nje kor prej 60 vetesh e te gjithe sebashku kane nevoje per 4 dirigjente e koncertmaester. Pa lene menjane edhe pjekurine artistike qe kerkon tek kengetaret. Si gjithnje tenorin e huazojme nga jashte. Behet fjale per artistin italian Leonardo Gramegnan i cili do te interpretoje rolin e Otellos. Ne rolin e Desdemones interpretojne sopranot Mariana Leka e Irini Nikolla per te vijuar me baritonin Ylber Gjini ne rolin e Jagos e me radhe Manjola Konjari Enkelejda Zepishta Sidrit Bejleri Erlind Zeraliu etj. Vepra vjen nen regjine e Nikolin Gurakuqit skenografi te Alfredo Troisit ndersa kostumet jane dhuruar nga Opera Shteterore e Hamburgut. Sipas drejtorit te TKOB-it Zhani Ciko eshte ne politiken e ketij institucioni te sjelle vazhdimisht vepra te reja te ece neper terrene te pashkelura me qellim qe publiku te njihet me kryeveprat e repertorit boteror te cilat dalengadale do te behen edhe pjese e repertorit te operes shqiptare. Tanime eshte momenti i krijimit te bibliotekes operistike e manget deri me tani per arsye te politikes 50-vjecare tranzicionit te zgjatur mungeses se fondeve e te teknologjise. Tanime bashke me veprat e reja arkivi operistik pasurohet edhe me partiturat perkatese te cilat do te jene te gatshme per veniet e mevonshme. Breza paraardhes artistesh te shquar tek ne dhe ndjekesit e thekur te artit te tyre synuan me kohe drejt kryeveprave te cilat mes veniesh dhe heqjesh me shume heqjesh per hir te se vertetes realizuan disa faqe te operes me kohe dhe madje me realizim mbreselenes si Credo e Jagos skena e Desdemones apo monologu i fundit i Otellos.
shte kuptimplote qe jo rastesisht vetem sot integrohet kjo kryeveper ne kartelonin historik te T.K.O.B. Nuk eshte vendi te shpjegohet me gjate kjo pasi impenjimi paraardhes disa vjecar ambientimi i publikut me nje jete prodhuese artistike te pasur te institucionit si dhe i artisteve qe u eshte bere synim ngjitja ne shkallen tone te Operes dhe Baletit shpesh e me shpesh perkon per fat te mire me progresin e nje Shqiperie qe po ngjit gjithashtu shkallet e integrimit me pune besim dhe krenari te ligjshme thote Ciko.
Krijimi
Pas triumfit te Aides mjeshtri kishte vendosur te pushonte. Qysh aso kohe duhet te kalonin 15 vjet deri tek Otello. Interesi i Verdit per teatrin shekspirian u zgjua ne vitet e studimit ne Milano dhe qendroi gjithmone gjalle ne mendimet e tij prej dramaturgu te muzikes. Por nuk do te kish guxuar ti afrohej Otellos pa lutjen e forte qe i beri shkrimtari dhe dramaturgu Arrigo BoitoAfrimi i dy artisteve qe zbutur nga botuesi Giulio Ricordi i cili po perpiqej me te gjitha forcat ta bente fshatarin e Busetos te mos i qendronte i ngurte mendimit te tij per tu terhequr nga skena pas Aides. Ne 1880 Boito beri nje projekt qe terhoqi vemendjen e Verdit. Diskutimet shekspiriane rinisen nga maji qe pasoi. Verdi nisi te kompozoje ne mars te 1884-s dhe e perfundoi partituren ne ditet e fundit te 1886-s. Opera u vu ne skene ne New York ne 1888. Vepra

Muzika Giuseppe Verdi
Libreti Arrigo Boito sipas vepres se William Shakespeare
Regjisor Nikolin Gurakuqi
Skenografia Alfredo Troisi
Kostumet dhuruar nga Opera Shteterore e Hamburgut
Dirigjent kori Dritan Lumshi as/dirigjent kori Valmir Xoxa
Dirigjent Edmond Doko
Koreografia Arian Sukniqi
Mjeshter koncertues Alessandro DAgostini
Interpretojne Leonardo Gramegna Ylber Gjini Marjana Leka Irini Nikolla Manjola Konjari Enkelejda Zepishta Sidrit Bejleri Erlind Zeraliu Rudi Sata Gentin Ngjela Luan Sula Jani ekixhi
Orkestra Simfonike dhe Kori i TKOB Orkestra Frymore e F.A
Shfaqja ne datat 17 19 21 23 nentor 2010 Ora 19.00
Me mbeshtetjen e MTKRS-se Institutit Italian te Kultures

ALMA MILE

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›