E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panairi i 11-të i librit mbyll siparin e tij.

Panairi i 11-të i librit do të mbyllë siparin e tij duke lënë këtë herë gjurmë të forta në performancën e tij publike. Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptar Fatmir Toci sëbashku me botuesin Petrit Ymeri ka mbajtur dhe konferencën e fundit të mbylljes së panairit. Të ardhur nga vende të ndryshme dhe nga treva ku jetojnë dhe punojnë shqiptar, libri në parairin e 11-të të tij duket se është prezantuar denjësisht. Ka qënë panairi më i madh i organizuar deri më sot dhe ka përfshirë 160 botues nga të cilët 18 botues kanë qënë vetëm nga Tirana. Pas 3 viteve të shkëputjes së MTKRS, nga ky eveniment i letrave, është rikthyer këtë herë në këtë bashkëpunin dhe mban vendin e sponsorit kryesor të aktivitetit. Këtë herë janë shkrirë kufijtë e letrave dhe e kulturës së librave dhe janë bashkuar së bashku në këtë shtëpi të madhe librash botues nga Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi. Janë mundësuar që të jenë të pranishëm në panair dhe ato kompani, të cilat për shkak të të ardhurave të tyre diskutohej pjesmarrja dhe shfaqja e librave në panair. Janë reklamuar rreth 50 mije kopje dhe 1500 prej tyre kanë qënë tituj të rinj, 15 mijë kopje janë shitur në këtë panair. Një nga pikat më të rëndësishme, që ka lindur si nevojë diskutimi ka qënë dhe buxheti i panairit, i cili deri një muaj para fillimit të tij ka vënë në diskutim nëse ky panair do të zhvillohrej apo jo. Ky panair është vlerësuar si kthimi i lexuesit tek libri shqiptar dhe është vlerësuar si më i madhi në llojin e tij. Ashtu sikurse cdo vit është bërë dhe ndarja e cmimeve, të cilat kanë vlerësuar shkrimtarët dhe prodhuesit më të mirë të librit të këtij viti. Panairi i 11-të i librit mbyllet duke lënë pas shijen e mirë të një organizimi ambicioz.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›