E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputeti Tola ndërpret grevën e urisë

Gjendja e 10 deputetëve grevistë sa vjen e përkeqësohet. Deputeti demokristian, Ymer Tola, si pasojë e gjendjes së rënduar shëndetësore është detyruar të lërë grevën për t'u dërguar me urgjencë në spital. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Ymer Tola dyshohet se ka një hepatit viral dhe është dërguar për riekzaminim në spital. Analizat e gjakut të kryera ndaj deputetit demokristian Tole kanë rezultuar me shumë probleme, kjo ka bërë që mjekët të kërkojnë një ekzaminim më të plotë të tij dhe më të specializuar. Deputeti demokristian, Ymer Tola ka shfaqur probleme të uljes së nivelit të sheqerit, hipoglicemisë. Ndërkohë që ai ka vuajtur kohë më parë edhe me problemet e mëlçisë. Gjatë ditëve të grevës është ankuar. Ministria e Shëndetësisë i ka kërkuar me insistim ndërprerjen e grevës së urisë deputetit të PDK-së Ymer Tola dhe tani ai ndodhet nën përkujdesjen e mjekëve

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›