Tragjedi ne kishe 37 te vrare
Tridhjeteshtate vete jane vrare dhe me shume se pesedhjete te tjere jane plagosur kur forcat irakiane te sigurise hyne me force ne nje kishe te Bagdadit ku besimtare te krishtere mbaheshin peng nga persona te armatosur. Te pakten 25 besimtare te krishtere u vrane gjate operacionit per shpetimin e tyre. Policia irakiane tha se shume prej te krishtereve u vrane kur nje person i armatosur qe i mbante peng hodhi veten ne ere. Shtate police irakiane dhe pese kryengrites u vrane gjate luftimeve ndersa me shume se 50 persona u plagosen. Kriza e pengjeve filloi kur militantet sulmuan nje burse irakiane dhe me pas u larguan per ti strehuar ne nje kishe qe ndodhej prane ku rrethuan edhe besimtaret. Kryengritesit hyne ne kishe gjate meshes se mbremjes dhe besohet se brenda kishes kishte rreth 120 besimtare. Militantet hyne me force dhe te mbijetuarit thane se ishin rrahur dhe mbledhur ne nje cep te nderteses. Gjate krizes se gjate militantet kerkuan lirimin e te burgosurve te Al Kaedes dhe te nje numri grash myslimane qe mbaheshin ne burg. Kur negociatat deshtuan forcat e sigurise hyne me force ne kishe dhe pas kesaj pati shperthime eksplozivash dhe te shtenash. Ne Irak ka rreth gjysme milion te krishtere dhe qe prej vitit 2003 shume prej kishave te tyre jane sulmuar me bomba. Nje korrespondenti i BBC-se ne Irak thote se numri i te krishtereve vazhdon te ndryshoje per shkak te emigracionit dhe ka shqetesime se trauma me e fundit mund ta shpejtoje eksodin. Ministri irakian i Mbrojtjes Abdul Qader al-Obeidi i cili mbikeqyri operacionin e shpetimit te pengjeve tha se sulmi duket se ishte veper e Al Kaedes. Te gjitha pjeset e provave qe kemi tregojne qarte se sulmi kishte vulen e lsquoAl Kaedes. Ndoshta ata kane mbeshtetes vendas dhe hollesite do te dalin gjate hetimit. Ne po punojme per te mbledhur prova dhe kemi kerkuar nga forcat amerikane qe te na ndihmojne ne kete detyre u shpreh ministri irakian.