E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panairi i Librit, "clirohen" Kongreset

Edicioni i 11-te i Panairit te Librit "Tirana 2008", organizuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptare, mberrin ne fund. Data 18 nentor shenoi dje, "clirimin" e Pallatit te Kongreseve nga librat, ku prej pasdites se 14 nentorit u cel ky panair libri. Organizatoret e panairit e kerkojne te theksojne se panairi i ka arritur pritshmerite e tyre duke u shenuar si nje panair i suksesshem. Ndersa organizatoret kane falenderuar ne vecanti mediat elektronike dhe ato te shkruara, qe pergjate gjithe diteve te panairit i kane dhene librit vendin qe i takon. Theksohet se ky edicion i 11-te i panairit ka qene jo vetem me i madhi, i shtrire ne tre katet e Pallatit te Kongreseve, por edhe me i kushtueshmi. E sponsore te vertete kane qene vet botuesit pjesemarres, te cilet kane paguar cdo meter katror siperfaqe te stendave te tyre. Firma realizuese ishte ajo sllovene "Expo Media" me qender ne Shkup, e njohur ne projektimin e panaireve ne Rajon.

Ceremonia

Panairi u cel nga Presidenti i Republikes Bamir Topi, ndersa ne ceremonine e ndarjes se cmimeve, mbremjen e 17 nentorit ne mjediset e Pallatit te Kongreseve, nderuan me pranine e tyre kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Kultures, Ylli Pango. Duke dorezuar edhe dy cmimet me te rendesishme te Panairit, "Shkrimtari i vitit" dhe "Perkthyesi i Vitit". Ndersa gjithsej ishin 5 cmime qe u akorduan edhe ne kete edicion te 11-te te Panairit.

Pjesemarrja

Qellimi kryesor i tij ka qene ekspozimi i botimeve te reja dhe kontakti i lexuesit me librin, dhe prezencen e sa me shume shtepive botuese ne panair, cka duket se eshte arritur me sukses. Pjesa me e madhe e botuesve pjesemarres ishin nga Shqiperia, rreth 120 subjekte, ndersa botuesit e tjere nga trevat shqiptare, Kosove, Maqedoni, Mal i Zi, etj.

Veprimtarite

Veprimtarite e organizuara ne kuader te panairit kane arritur ne numer rekord, si asnje vit tjeter me pare, dhe emra te njohur jo vetem te letrave shqipe, por edhe shkrimtare te huaj, si dhe per personalitete te politikes. Por edhe promovime te autoreve me ne ze shqiptare te cilet me veprat e tyre pergjate gjithe vitit kane qene mjaft te pranishme ne media.

Mori te ftuarish ne "Tirana 2008"

Dy prej te ftuarve te panairit qene shkrimtaret italiane, Alberto Bevilakua i cili celi edhe edicionin e 11-te te panairit, Rafaele Nigro, nje nder shkrimtaret italiane qe kontaktet me Shqiperine dhe shqiptaret i ka teper te hershme.

Te dy pergjate diteve te qendrimit te tyre ne Tirane kane rrefyer jo vetem per krijimtarine e tyre, por edhe per jeten e tyre private, qe ngjalla jo pak interes per mediat dhe publikun.

S'ka munguar edhe kontakti i tyre direkt me lexuesit, te cilet kane mundur te marrin libra me nenshkrimin e shkrimtareve Italiane ne stenden e "Toena"-s.

Cmimet e Panairit te 11-te te Librit "Tirana 2008"

Tradita e cmimeve vijon ne panairin e librit. Mbremjen e 17 nentorit u akorduan edhe 5 cmimet e ketij edicioni, te perzgjedhur nga juri te vecanta.

Fitues te 5 cmimeve:

"Shkrimtari i vitit"-Visar Zhiti me vellimin me tregime "Shekull tjeter", botim i Shtepise botuese "Omsca-l".

-Juria e Shoqates se Botuesve Shqiptare

"Perkthyesi i vitit"-Ardian Klosi me "Antologjia e "Antologjia e tregimit te gjuhes gjermane"

-Juria e Shoqates se Botuesve Shqiptare

"Ideart"- Stenda me paraqitjen me e mire ne Panair

-Juria e Gazetareve te Kultures.

"Sami Frasheri-Vepra" per cmimin "Libri me i realizuar grafikisht", shtepia botuese "Logos A"-Shkup, pergatitur nga Prof.dr.Xhevat Lloshi.

-Juria e specialisteve te librit

Shkelzen Zalli me librin "Kush banon te syri", autori me i vleresuar per femije

-Juria e Shoqates se Shkrimtareve per femije, mbeshtetur nga SHBSH-ja

Disa te dhena nga panairi i librit:

Me shume vizitore se ne cdo panair tjeter para rendes

Rreth 150 mije kopje librash te shitura ne 5 dite

Rreth 70 milione leke mendohet te jene te ardhurat nga shitjet e ketyre librave

Rreth 160 shtepi botuese pjesemarrese ne rreth 90 stenda ekspozuese

5000 metra katrore siperfaqe e pergjithshme, ne tre katet e Pallatit te Kongreseve

Rreth 1950 siperfaqe e zene nga stendat ekspozuese

Rreth 50 mije libra te ekspozuar

Rreth 1500 tituj te rinj

Sponsore te "Tirana 2008"

Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve

Bashkia e Tiranes

AMC

Eurosig

Hotel Sheraton

Botuesit: Toena, Dituria, Ombra GVG, Onufri, Albas, Mediaprint.

Televizioni Publik Shqiptar

Agjencia e Lajmeve NOA

Radio Televizioni i Kosoves

Gazeta "Tirana Observer"

Radio Elite, Ulqin


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›