Shkupi, për veriun vetëm Pakoja Ahtisari

Republika e Maqedonisë nuk mbështet asnjë zgjidhje për cështjen e veriut të Kosovës, përpos Pakos së Ahtisarit.
Kështu ka thënë sot në Prishtinë zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi, pas një takimi që ka zhvilluar me kreun e ekzekutivit kosovar, Hashim Thaçi, dhe ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhaj.
“Nëse lejohen precedentët e tillë, do të kemi krahina të ndryshme, kudo që të jenë ato që kërkojnë statuse të tilla speciale”, tha Xhaferi për të shtuar se “procesi i decentralizimit në Kosovë është i mjaftueshëm për realizimin e të drejtave të serbeve”.
Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve mësohet të ketë qenë tema kryesore e zëvendëskryeministrit Xhaferi me zyrtarët kosovarë.