Panairi i Tiranës hapet më 9 nëntor

Përveç prezantimit të librave të shtëpive botuese, në Pallatin e Kongreseve do të mbahen edhe afro 40 promovime autorësh dhe librash të rinj. Një ndër të ftuarit e panairit do të jetë edhe poeti italian, dhe gazetari i ‘Corriere della Sera’, Sebastiano Grasso.
Edhe sivjet në panair do të ekspozojnë edhe botues nga Kosova, të cilët në këtë edicion do të përfaqësohen me 14 shtëpi botuese. Botime të reja do të prezantohen edhe nga Maqedonia, dhe nga Instituti Italian i Kulturës dhe Rrjeti i Botuesve dhe Përkthyesve "Traduci".
Si çdoherë, edhe në fund të këtij edicioni do të ndahen çmimet: "Libri më i mirë”, "Përkthimi më i mirë" dhe "Libri më i mirë për fëmijë", "Libri më i mirë studimor" dhe "Stenda më e mirë grafike" - çmim ky që do të ndahet nga gazetarët.