E Diel, 1 Nëntor 2026

Promovohet “Identiteti Kosovar” i Krajës

Të enjten (sot), me fillim nga 12, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, në Prishtinë, mbahet promovimi i librit të ri të shkrimtarit dhe publicistit, Mehmet Kraja, “Identiteti Kosovar”.

Gjatë promovimit, për librin flasin Jahja Drançolli dhe Ibrahim Berisha.

Mehmet KRAJA ka lindur më 27 qershor 1952, në Kështenjë të Krajës, afër Liqenit të Shkodrës, në Mal të Zi.

Ndryshe, Mehmet Kraja me shkrime letrare merret që kur ishte nxënës i gjimnazit në Ulqin. Tregimet e para i botoi në revistën letrare “Jeta e Re”, në Prishtinë.

Deri më sot ka botuar tetë romane, katër vëllime me tregime, dhjetë drama, një kritikë letrare dhe dy libra nga fusha e publicistikës politike. Është anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›