E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci rithekson Skemi konflikt me serbet


Kryeministri kosovar Hashim Thaci ka përsëritur se qeveria e tij nuk është në konflikt me serbët që jetojnë në veriun e Kosovës.

Gjatë takimit me raportuesin për Kosovën në Këshillin e Evropës, Bjorn von Sydow, Thaci ka theksuar se zhvillimi ekonomik i veriut është prioritet i tij.

“Qeveria nuk është në konflikt me qytetarët e saj në veri, por me strukturat ilegale dhe me bandat kriminale, të cilat e mbajnë peng popullsinë atje”, ka deklaruar Thaci.

Më tej gjatë takimit, sipas një komunikate të qeverisë së Kosovës, Thaci i rikonfirmoi zyrtarit evropian synimin e Qeveria nuk është në konflikt me qytetarët e saj në veri, por me strukturat ilegale që mbajnë peng popullsinë atje

Hashim Thaci
Kryeministër i Kosovës tij për implementimin e reformave të integrimit.

Nga ana e tij, Von Sydow ka vlerësuar ka vlerësuar punën e qeverisë kosovare në garantimin e të drejtave të minoriteteve.

Gjithashtu, ai ka shprehur shpresën e tij për zgjidhjen e situatës në veri dhe integrimin e serbëve të asaj zone në shoqërinë kosovare.

Të njëjtin mesazh Thaci dha edhe rreth një javë më parë në Kuvendin e Kosovës, ku deklaroi se veprimet kriminale në veri janë mbështetur nga shteti serb.

I thirrur në interpelancë për cështjen e veriut nga lëvizja Vetëvendosje, Thaci theksoi se situata në këtë pjesë të Kosovës është e trashëguar.

Rrugët kryesore në veri vazhdojnë të jenë të njëjta. Të bllokuara. Gjatë tetorit KFOR-i nisi një aksion për zhbllokimin e tyre, por barrikadat vazhdojnë të qëndrojnë, ndërsa pranë tyre edhe serbët që bëjnë kujdestari 24 orë në ditë.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Kosova, e treta në botë për azilkërkuesit
Kosova është vendi i tretë në botë për numrin më të lartë të azilkërkuesve, pas Afganistanit dhe Kinës dhe para Irakut dhe Iranit. Dorëzohet dhe Qeveria Thaçi
Zyrtarët e qeverisë së Kosovës edhe publikisht tregojnë pafuqinë e tyre krahas Serbisë. Mos zbatimi i marrëveshjeve të arritura në Bruksel ndërmjet dy palëve persa i pëket lëvizës së lirë për zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi tregon tashmë ‘topi’ është te Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosovë, shkatërrimi i lumenjeve
Shfrytëzimi i pakontrolluar i inerteve në shtretërit, brigjet rreth lumenjve dhe tokat bujqësore në Kosovë tashmë ka shkaktuar dëme të medha në mjedis. Mitrovicë, barrikada dhe vetëm barrikada
Rrugët kryesore në veriun e Kosovës vazhdojnë të jenë të njëjta. Të bllokuara. Gjatë tetorit KFOR-i nisi një aksion për zhbllokimin e tyre, por barrikadat vazhdojnë të qëndrojnë ende, ndërsa pranë tyre edhe serbët që bëjnë kujdestari 24 orë në ditë. Stefanovic: Zgjidhja për veriun është afër
Shefi i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borko Stefanovic ka deklaruar se zgjidhja për situatën në veri është pranë, por jo optimalja.

Lajmet kryesore

Ligji i Mbetjeve, PS: Referendum popullor
Berisha: Nuk importojmë mbetje të rrezikshme
BBC: Papandreu pritet të japë dorëheqjen
Samiti i problemeve të euros

Goditen dy biznese të paligjshme

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›