E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panairi i ideve krijuese

Banka Botërore dhe British Council kanë shpallur 10 projekte fituese të cilat synojnë rritjen e përgjegjshmërisë së qeverisjes vecanërisht në nivelin lokal. Programi “Panairi i ideve Krijuese” ka bërë pjesë të tij disa organizata të shoqërisë civile ku pjesa më e madhe përbëhen nga të rinj. Qeverisja e mirë dhe llogaridhënia është në qëndër të këtij programi.

Ambasadorja Britanike në Tiranë Fiona Mekloham dhe përfaqësuesja e Bankës Botërore Ksenia Lvovski, theksuan se drejt qeverisjes së mirë mund të bëhet progres duke luftuar korrupsion dhe mbështetur më shumë qytetarët. Pas prezantimeve, 10 projektet fituese do të nisin zabtimin me mbështetjen e British Council.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›