Berisha ne Bruksel merr pjese ne takimin e PPE

Kryeministri Berisha ndodhet në Bruksel per te marre pjesë në Samitin e Partive Popullore Evropiane i cili mbahet në Kështjellën Bouchout, në Meise. Në këtë Samit marrin pjesë personalitete të njohura të politikës europiane, kryetarë shtetesh e qeverish dhe liderë të opozitës së vendeve të bllokut europian dhe atyre jashtë BE-së, si dhe Presidenti i Këshillit Europian Herman Van Rompuy, i Komisionit Europian Jose Manuel Barosso dhe ai i Parlamentit Europian dhe Jerzy Buzek . Samiti, i cili do të drejtohet nga Presidenti i PPE z.Wilfried Martens, i paraprin mbledhjes së Këshillit Europian. Partia Popullore Evropiane aktualisht ka 15 nga 27 liderët e vendeve të Bashkimit Europian .