E Diel, 1 Nëntor 2026

Panairi i punës në Durrës, dalin në pah potencialet e biznesit

Eshte çelur ne Durres panairi i punes me pjesemarjen e firmave me prestigjoze, te cilat kane prezantuar biznesin e tyre ne kendveshtrimin e promovimit te vendeve te reja te punes. Te pranishmit kane vizituar kete panair, i cili eshte vleresuar si nje prej aktiviteteve me te medha te hapura ndonjehere ne kete qytet.
 

Panairi ka pasur nje spekter te gjere prezantimi, ku nje vemendje te vecante i eshte kushtuar dhe biznesit turistik. Sipas zv.Ministres se Punes, Filloreta Kodra, ky panair ka prezantuar potencialet e punesimit qe ka qyteti i Durresit, por edhe zhvillimin qe ka pasur biznesi ne kete qytet.
 

Panairi i punes eshte ndjekur me interes nga te pranishmit, te cilet jane njohur me potencialet e biznesit te qytetit, por edhe me mundesite e punesimit ne qytetin bregdetar te Durresit. 
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›