Papunësia në Shqipëri, SHKP: Më shumë se 13%

Edhe pse nga statistikat zyrtare rezulton se papunësia është në nivelin 13%, kjo shifër është disa herë më e lartë, gati 20% e popullsisë është e papunë. Shifrat zyrtare dalin vetëm për ata që janë të regjistuar si të papunë, kryesisht në qytete sepse në fshatra ende nuk ka të dhëna se sa është papunësia për shkak se shumica e tyre regjistohen si të vetëpunësuar.
Thoma Mico, drejtor i Shërbimit Kombëtar të Punës thotë se duhet ndryshuar koncepti se kur quhen të vetëpunësuar në fermë dhe kjo ka një sërë kriteresh. Ndërsa për të papunët e fshatit do të ngrihen zyra për identifikimin e tyre.
Gjithashtu Mico thotë se në zyrat e punësimit po paraqiten gjithnjë e më shumë emigrantë të kthyer, që nga ana e saj Ministria e Punës do ti japë prioritet në bazë të marrëveshjes të firmosur me qeverinë italiane.
Ndërsa për hapjen e një aktiviteti të tyre, këta emigrantë do të mbështeten edhe me mikrokredi. Statistikat e papunësisë për në rajon tregojnë se vendi që ka papunësinë më të madhe është Kosova, me 43 përqind të popullsisë.