Panairi i veres dhe i kuzhines Basha Mbeshtetje prodhuesve shqiptare
Ministria e Bujqesise Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit ne bashkepunim me Bashkine Tirane dhe Organizaten Shqiptare te Sommelierise Klubin e Shefave te Kuzhines Shqiptare si dhe shoqaten Prodhuesit e Veres Shqiptare organizuan Panairin e Veres dhe te Kuzhines Shqiptare. Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha shprehu vendosmerine per te mbeshtetur veprimtari te tilla te cilat jo vetem jane nje mbeshtetje per prodhimtarine shqiptare te veres por edhe per rritjen e punesimit. Ndonese Tirana nuk ka vreshta sipas Bashes Tirana eshte tregu me i madh i veres ne Shqiperi dhe ka shijuesit me te mire te saj. Kryebashkiaku Basha ne Panairin e Veres dhe te Kuzhines Shqiptare tha se vreshta Tirana nuk ka por Tirana eshte pa dyshim tregu me i madh i veres dhe qyteti me shijuesit me te mire te veres. Sot me te gjithe qytetaret na bashkon deshira per te shijuar jeten me nje gote dhe kjo eshte nje gote vere shqiptare e bere nga rrush shqiptar i rritur ne vreshta shqiptare dhe qe konsumohet ne kryeqendren e konsumit te veres ne Shqiperi ne Tirane dhe jam i kenaqur qe na jepet mundesia te mbeshtesim kete aktivitet te mbeshtesim prodhuesit shqiptare te veres te cilet kane nisur jo pa veshtiresi prej dhjetera vitesh qe shpesh e kujtonim te pamundur te porosisnim vere shqiptare ne parametrat e cilesise se pranueshme jo vetem per konsumin e brendshem por edhe per eksport nje rruge qe nuk do te jete e shkurter por pa dyshim si te gjithe rruget qe i nisim me pasion dhe deshire e besim do te jape rezultatet e veta. Ne duhet ti bashkengjitemi kesaj perpjekjeje ne te gjitha mundesite duke mbeshtetur prodhimtarine shqiptare te veres prodhuesit shqiptare te veres te cilet jane punedhenes kreditore tregtues te veres sigurisht pas vendosjes se pulles se akcizes. Ky eshte nje aktivitet qe me shume dashuri ngerthen te gjithe zinxhirin ekonomik nje mundesi shume e mire per te zhvilluar potencialet e pazhvilluara te vendit tone per ta marketuar vendin tone si nje vend prodhues i veres.