Panajotis Pikramenos kryeministri i perkohshem i Greqise

17 qershori u caktua si data per zgjedhjet e perseritura ne Greqi pasi Partite kryesore deshtuan ne disa perpjekje per te formuar nje qeveri te re.
Ne zgjedhjet qe u zhvilluan ne fillim te ketij muaji nuk doli nje fitues i qarte. Data e zgjedhjeve u njoftua sot pasi Presidenti Karolos Papulias u takua me udheheqesit partiake per krijimin e nje qeverie te perkoheshme e cila do ta udheheqe vendin e zhytur ne krize deri ne zgjedhjet e reja.
Televizioni shteteror beri te njohur emrin e kryeministrit te ri vendit qe eshte Panajotis Pikramenos me profesion gjykates. Analistet thone se ka shume te ngjare qe nga zgjedhjet e reja te dale nje parlament ku asnjera prej partive te mos kete kete vota te mjaftueshme per te formuar nje qeveri te re.
Por koalicioni i majte i udhehequr nga Alexis Tsipras qe kundershton me force masat shternguese ekonomike ka fituar perkrahje te mjaftueshme per te patur ndikim te madh.
Kjo mund ta coje Greqine ne nje konflikt me Bashkimin Evropian qe kembengul qe Greqia te pakesoje borxhin. Kriza greke eshte ndjere ne tregjet evropiane dhe ka rrezikuar te minoje edhe Eurozonen.