E Diel, 1 Nëntor 2026

“Gazsjellësi TAP i rëndësishëm për ekonominë, do të mundësojë 2 mijë vende të reja pune”

15-08-2012 / Gazeta 55

Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, zbulon avantazhet e projektit
 
Ministri i punëve të Jashtme, Edmond Panariti ka deklaruar se projekti i gazsjellësit TransAdriatik, “TAP”, ku tubacion i saj kalon në Shqipëri është shumë i rëndësishëm për ekonominë e vendit. Në një prononcim për mediat ministri i jashtëm Panariti ka theksuar se, “Ky projekt madhor është dëshmues për stabilitetin që ka vendi dhe është ndjellës për investime, ndaj përfitimet janë të mëdha. në këtë këndvështrim vendi ynë ka qenë promotore e kësaj nisme në mbështetje të interesave kombëtare. Pa dyshim ky gazsjellës nuk intereson vetëm Shqipërinë  edhe në vende të tjera, respektivisht tubacioni kalon në tre vende: Greqi, Shqipëri dhe përfundon në Itali. Terminali i parë për Europën perëndimore është Italia. për t’u përzgjedhur si projekt fitues TAP është e rëndësishme që të tre vendet e përfshira në bisedime duhet të arrijnë në marrëveshje”.
Sipas tij, që projekti TAP të përzgjidhet si fitues më parë duhet të ketë një marrëveshje trepalëshe mes Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë për ta mbështetur atë.
“Konsorciumi Shah Deniz ka komunikuar se vlerësimi i projekteve do të jetë në fund të këtij viti apo fillim vitit të ardhshëm, dhe për të tre vendet ku kalon ky tubacion, është mirë të kemi një deklaratë të përbashkët në mbështetje të qartë. Qeveria shqiptare ka pasur një rol parësor në mënyrë që të krijonte kushte që të tre vendet të kishin një mbështetje politike për projektin duke u formalizuar me një marrëveshje. Dhe kjo ka qenë thelbi i udhëtimeve në rajon. unë ftova për një vizitë në Itali, ku bisedova  me ministrin e Jashtëm Italian, Terzi dhe një nga temat kryesore ishte për projektin e Adriatikut  “TAP” dhe i kërkova në mënyrë të drejtpërdrejtë përkrahjen e Italisë për këtë iniciativë me një marrëveshje trepalëshe. Sepse shanset që në fund të vitit konsorcumi Shah Deniz për të përzgjedhur TAP si projekt fitues do të ishin më të vogla pa një marrëveshje tre palshe,  pasi nga pikëpamja e  fiziolibiliteti është më i mirë, Naccuko”,  u shpreh ministri Panariti.
Gjithashtu ministri i jashtëm Panariti deklaroi se ka marrë mbështetjen e homologëve të Greqisë dhe Italisë për projektin. 
“Me ministrin italian Terzi dhe atë grek kemi pasur biseda telefonike. Të tre palët duhet të mblidhen brenda 2 javë të parë të shtatorit për një marrëveshje për tripalësh për t’ia ofruar si garanci konsorciumit ‘Shah Deniz’. Të tre vendet kanë interesa kombëtare me leverdi për ekonominë e vendit. Për Greqinë kjo është e domosdoshme duke parë që është një ekonomi në krizë hapja e vendeve të punës nga gazifikimi do të jenë të mëdha. Në Shqipëri nga zbatim i projekti TAP do të kemi 2 mijë vende pune të reja. Kjo është një shenjë e stabilitetit të vendit sepse askush nuk do të investonte një miliard dollarë nëse ka rreziqe. TAP është i rëndësishëm për rajonin. Bëhet fjalë për interesa më të gjëra për vendeve të Ballkanit për fizibilitetin ekonomik. Vlerësohen dhe faktorët e sigurisë” deklaroi Panariti.
Në lidhje lajmet në mediat se Greqia  ka vënë “kushte” për TAP me marrëveshjen e re të detit, ministri i Jashtëm Panariti, ka nënvizuar se “kam qenë i surprizuar nga mediat greke dhe disa shqiptare për të lidhur këtë marrëveshje me marrëveshjen e ujërave. Po ju them se këto çështje janë të ndara në diskutime. Për TAP kemi gati një projekt procedural përpara se projekti të vlerësonte dhe të aplikohet. Ka interesa spekulative sepse nuk ka qëndrim zyrtar të shtetit shqiptare dhe asaj të Greqisë”.
Ndërsa për marrëveshjen me ujërat janë krijuar grupe pune të cilët po punojnë për të ofruar alternativa për konsultime me palën greke.
“Jam ftuar nga homologu grek për një vizitë tre ditore për të biseduar për marrëveshje rajonale. Politika e jashtme e Shqipërisë është e orientuar në mbrojtje të interesave kombëtare. Kjo  do të jetë edhe për çështjen e marrëveshjes së ujërave. Ministria e punëve të Jashtme ka prioritet mbrojtjen e interesave të qytetarëve shqiptarë, interesat shtetërore, si platformë për bisedime për fqinjët”.
Duke folur edhe për politikën e jashtme, Panariti bëri të ditur se dy drejtimet kryesore janë, statusi i kandidatit dhe politika rajonale.
“Shqipëria ka dy binarë politikën e jashtme, e parë është integrimi i vendit në BE, me objektiv marrja e statusit të vendit kandidat. Binari i dytë është politika rajonale për promovimin e iniciativave të përbashkëta me Kosovën. Shqipëria ka pasur rol parësor në integrimit Europian. Një shembull është heqja e vizave me vendet e rajonit, si një hapësirë përbashkët për lëvizjen e lirë të mallrave dhe ideve. Ballkani bëhet një treg me 20 milion konsumatorë. Me Kosovën hoqëm pengesat të pajustifikuara dhe kemi krijuar një komision të përbashkët ekonomik për t’i parandaluar të gjitha pengesat e tjera”, përfundoi ministri i jashtëm Edmond Panariti.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›