E Diel, 1 Nëntor 2026

Panariti, Arvizu: Shqipëria, faktor stabiliteti dhe sigurie në rajon

14-02-2013 / Gazeta 55

Ministri i Jashtëm, Edmond Panariti takon ambasadorin e SHBA-së, në Tiranë, z. Aleksander Arvizu

Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Panariti, priti sot në një takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Aleksandër Arvizu.
Lidhur me angazhimin e Shqipërisë në Afganistan në kuadër të NATO-s, ministri Panariti nënvizoi se qeveria Shqiptare do të vazhdojë të mbetet e angazhuar edhe më tej në dhënien e kontributit e saj në drejtim të proceseve të tranzicionit dhe mbështetjes së Forcës së Sigurisë në Afganistan.
Ambasadori Amerikan nga ana e tij vlerësoi rolin e Shqipërisë si një partnere aktive në Afganistan.
Gjatë takimit u diskutua gjithashtu rreth zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe si dhe për zhvillimet në rajon. Ministri Panariti konfirmoi edhe një herë rolin e Qeverisë Shqiptare si një faktor stabiliteti dhe sigurie në rajonin tonë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›