E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle: Sa te merrni statusin, pershpejtohet hyrja ne BE

Komisioneri i Zgjerimit ne Bashkimin Europian, Stefan Fyle, deklaron se procesi i integrimit te Ballkanit do te vazhdoje, pavaresisht krizes ekonomike ne BE. Ne nje interviste, Fyle komenton pritshmerite gjate muajve ne vijim, duke u ndalur dhe te Shqiperia. Ai thekson, se pas vleresimit per statusin e vendit kandidat, rruga e integrimit te Shqiperise do te jete me e shkurt. "Shqiperia ka marre nje liste te 12-te prioriteteve kyce, mbi te cilat duhej te punonte vitin e kaluar. Kete pranvere, ne kemi percaktuar, se bashku me qeverine shqiptare, nje liste te masave specifike qe jane te rendesishme per t'u marre. Pasi ato te jene dorezuar, Komisioni do te jete ne gjendje te rekomandoje dhenien e statusit te kandidatit, per vendin. Pastaj, ajo do te jete e mjaftueshme per te percaktuar detyrat e mbetura, dhe rruga drejt hapjes se bisedimeve te pranimit duhet te behet ne menyre te konsiderueshme, me e shkurter", - shprehet Fyle, ne nje interviste per "EuroActiv". Komisioneri ndalet gjate ne intervisten e tij, ne ndikimin qe ka pasur kriza ekonomike ne te ardhmen e Bashkimit Europian. Me gjithe skepticizmin qe ka karakterizuar qendrimet e disa vendeve te BE-se, per shtimin me anetare te rinj, Fyle shprehet se kerkesat per zgjerim jane shenje e besimit te ketyre vendeve te Bashkimit Europian. "Megjithate, ka ende nente vende te cilat deshirojne te behen anetare te BE-se. Kjo eshte ajo qe une personalisht, e shoh si deshmi me e rendesishme e besimit te tyre ne Bashkimin Europian", - shprehet komisioneri. Ai shton me tej, se zgjerimi eshte ne ADN-ne e Bashkimit Europian. "Ne po flasim per nje organizate, e cila ne thelb ka zgjerimin si nje pjese e ADN-se se saj. Le te kujtojme fillimet e BE-se, ajo filloi me nje numer te caktuar te vendeve anetare, dhe eshte rritur gradualisht. Thelbi i historise (se BE-se), nuk qendron vetem ne integrimin e integrimit, por edhe ne zgjerimin", - shprehet Fyle. Lidhur me zhvillimet ne vendet qe duan te jene pjese e BE-se, Fyle shprehet se ato duhet te jene me afer problemeve te BE-se, dhe te njohin me mire zhvillimet qe ndodhin, duke shtuar bashkepunimin me institucionet e BE-se. "Per ta thene me thjesht: vendet kandidate nuk duhet te mesojne ne lidhje me zhvillimet e fundit dhe vendimet e BE-se, nga Financial Times, por duhet te jene ne nje dialog rreth problemeve aktuale ekonomike dhe financiare, paralelisht me bisedimet e pranimit", - shprehet Fyle. Komisioneri i zgjerimit, pranon se berja e reformave nga vendet kandidate per ne BE, eshte me i veshtire ne situaten e nje krize ekonomike. Por, ai evidenton edhe nje fakt tjeter, qe lidhet me procesin e zgjerimit. Fyle thote, se tek vendet kandidate nuk vihet re lodhje nga reformat. "Ajo qe une mendoj se eshte me te vertete e rendesishme, eshte se ne mesin e shteteve kandidate, nuk ka lodhje nga reformat, ashtu sic nuk ka lodhje zgjerimi mes vendeve anetare, sic eshte raportuar gabimisht ne media", - shprehet Fyle.

Vendimi per statusin, me 10 tetor

Me daten 10 tetor, Komisioni Europian pritet te jape vendimin per statusin e vendit kandidat, per Shqiperine. Komisioni do te vleresoje permbushjen e 12 rekomandimeve qe jane kerkuar nga Shqiperia. Nje nder kriteret e kerkuara, ishte dhe lufta kunder korrupsionit, per te cilen qeveria kerkoi miratimin e heqjes se imunitetit. Projekti i qeverise, edhe pse u pershtat me shumicen e propozimeve te opozites, nuk mori voten e kesaj te fundit, ne daten 6 gusht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›