Bamir Topi bashkohet zyrtarisht me FRD-në

Ish-presidenti i vendit Bamir Topi do të bashkohet zyrtarisht me partinë “Fryma e Re Demokratike”.
Topi do të zyrtarizojë pjesëmarrjen e tij në FRD, të premten në orën 11:00 në selinë e kësaj force politike.
Ky është hapi i parë zyrtar politik që Bamir Topi ka bërë që kur është larguar nga presidenca në muajin korrik të këtij viti.
Më herët, ish-presidenti Topi është takuar edhe kreun e grupit nismëtar të kësaj partie Gazmend Oketa duke paralajmëruar edhe angazhimin zyrtar të tij në politikë gjatë muajit shtator.