E Diel, 1 Nëntor 2026

Panariti Nuk ka negociata per marreveshjen detare me Greqine

Ministri i Punëve të Jashtme Edmond Panariti ka informuar sot se nuk ka negociata për kufijtë detarë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Në një konferencë për mediat shefi i diplomacisë shqiptarë është shprehur se nëse do të ketë negociata ato do të kryhen në respekt të ligjit, ndërsa ka garantuar transparencën e institucionit që ai drejton.

“Nëse do na duhet të bisedojmë në të ardhmen me grekët do bëhet në respekt me vendimet e gjykatës Kushtetutese, ligjeve të vendit dhe ligjeve ndërkombëtare”- ka theksuar Panariti, i cili ka shtuar se negociatat do nisin kur ne të jemi gati me opsionet teknike, ndërsa ka ftuar edhe shoqërinë civile.

Gjithashtu ministri i jashtëm ka folur edhe për vizitën në Kinë dhe Australi si edhe për mbështetjen që ka marrë nga këto vende në fushën ekonomike dhe minerare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›