E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore operacioni Sfida 2 kapen edhe dy persona ne Greqi

Edhe dy të kërkuar janë arrestuar në Igumenicë të Greqisë, si rezultat i operacionit “Sfida 2” ndaj bandës më të rrezikshme të jug të vendit. Policia e Vlorës e cila të dielën raportoi për 6 të arrestuar, njofton edhe për kapjen e dy të kerkuarve ndërkombëtarë, në ndihmë të së cilës ka qënë Interpoli. Të arrestuarit janë B. Arapi dhe V. Mili, pjesëtarë të bandës kriminale e përbërë nga nëntë anëtarë. Nga hetimet disa mujore ka rezultuar se kjo bandë ka realizuar disa grabitje në qytetin e Vlorës, kryesisht në kazinotë dhe pikat e basteve. Pjesëtarët e kësaj bande konsiderohen të rrezikshëm dhe të dhunshëm. Dy nga drejtuesit e saj ishin vëllezërit e njërit nga eksponentët me të rrezikshëm të bandës së Zanit, me pseudonimin “Durrsaku” i vrarë në vitin 1997. Operacioni për kapjen e pjesëtarit të nëntë të bandës, vazhdon.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›