Pas Ramazanit dyndje ne plazh
Përfundimi i muajit të Ramazanit ka bërë që mijëra pushues, kryesisht nga Kosova të dynden drejt plazheve të Durrëst nga Shkëmbi i Kavajës deri në Kepin e Rodonit.
Java e fundit e muajit gusht e shoqëruar me temperature të larta, ka sjellë fluks pushuesish vendas e të huaji, jo vetëm në plazhin më të madh të vendit, por edhe në Currila, Kallm, Porto Romano dhe në plazhet e gjirit të Lalzit. Pushuesit thonë se infrastruktura dhe kushtet në plazhet e Durrësit janë përmirësuar nga viti në vit, duke i kthyer ato në destinacionet më të preferuara për të kaluar pushimet verore
Shifrat paraprake të Këshillit të Qarkut në Durrës tregojnë një numër rekord pushuesish, që ka ardhur gjithnjë e në rritje nga viti në vit. Çmimet e lira, akomodimi i hoteleve, rikonstruksioni dhe hapja e disa rrugëve që bashkojnë plazhet me superstradën Tiranë-Durrës, si dhe ndërtimi i infrastrukturës turistike në bregdet, janë disa nga faktorët që kanë ndikuar në rritjen e numrit të pushuesve vendas dhe të huaj që zgjedhin Durrësin gjatë stinës së nxehtë të verës