E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panariti: OKB, pse jo Kosova si Palestina

Ditet e fundit jane rritur tensionet ne Luginen e Presheves dhe cdo gje eshte e lidhur me permendoren e ngritur ne nderim te martireve te rene ne luften e Ushtrise Clirimtare te Presheves Medvegjes e Bujanovcit. Cili eshte qendrimi i diplomacise shqiptare lidhur me keto zhvillime?

Jam njohur me keto zhvillime ne Luginen e Presheves dhe me lejoni te theksoj qe ne i cilesojme qendrimet e fundit te kryeministrit Dacic si provokime te hapura ndaj popullsise shqiptare te Lugines se Presheves. I konsiderojme se nuk jane aspak ne linje me frymen demokratike te BE-se, jane teresisht te panevojshme, e pare kjo dhe ne kontekstin konstruktiv historik ku ndodhet sot rajoni i Ballkanit Perendimor.

Ne konsiderojme se shqiptaret e Lugines se Presheves kane te drejtat e tyre te pamohueshme qe lidhen me lirine e shprehjes, me mbrojtjen dhe kultivimin e identitetit, kultures, gjuhes dhe vlerave te tyre kombetare e historike, ashtu sikurse keto te drejta sanksionohen dhe nga Konventa Europiane e te drejtave te njeriut. Shprehim bindjen se ushtrimi i ketyre te drejtave nuk cenojne aspak integritetin territorial te Serbise. Pikerisht kercenimi per kufizimin e ketyre te drejtave eshte nje sinjal negativ per integrimin europian te Serbise, nderkohe qe kushtezimi i vazhdimit te bisedimeve mes Kosoves e Serbise me heqjen e monumentit ne Presheve, mendoj se nuk i sherben aspak klimes se fqinjesise se mire dhe mbarevajtjes se paqes e stabilitetit ne rajonin tone. Me lejoni t’ju kujtoj gjithashtu se forcimi i paqes dhe mirekuptimit ne Luginen e Presheves vjen vetem permes rritjes se investimeve dhe permiresimit te mireqenies se qytetareve te ketij rajoni dhe jo permes shantazhit qe u behet ndjenjave kombetare te shqiptareve ne jugun e Serbise. Gjate vizites qe ministri i Jashtem i Serbise, z. Mrkic beri ne Shqiperi, theksova se kriter i permiresimit te marredhenieve mes Shqiperise dhe Serbise eshte permiresimi i gjendjes social-ekonomike dhe integrimi i tyre sa me i mire ne institucionet e qeverise lokale ne Luginen e Presheves. Ky eshte dhe pozicioni i diplomacise dhe shtetit shqiptar lidhur me keto provokime qe vijne nga ana e Beogradit.

Cfare do te ndodhe nese Beogradi e largon me force permendoren?

Une mendoj qe Beogradi do kete pergjegjshmeri per te reflektuar, per te mos ndermarre akte te tilla ekstreme, qe do provokojne rende ndjenjat e shqiptareve te Presheves, do cenojne te drejtat e tyre, pasi keto jane atribute te pushtetit local, vendosja e permendoreve ne kujtim te ngjarjeve historike. Shpresoj qe nuk do kemi intervenim. Ne rast te kundert do ndodhemi ne situata te paparashikuara.

Ka rrezik qe ne rast se kjo permendore hiqet me dhune, mund ta destabilizoje gjithe Ballkanin?

Pikerisht ky nuk eshte nje problem vetem mes shqiptareve te Lugines se Presheves dhe qeverise se Serbise por duhet pare dhe me gjere, si nje kontribut negativ. Acarimi i situates, krijimi i tensioneve te panevojshme ne kete rajon do kene efekt ne gjithe Balkanin. Ju e dini se Ballkani Perendimor ka si objektiv madhor integrimin ne BE, dhe krijimi i tensioneve te panevojshme, konflikte te tilla, perpos situatave te tjera te renduara ne vendet fqinje, kam parasysh ketu Maqedonine, nuk i kontribuojne aspiratave te perbashketa qe vendet e ketij rajoni kane per t’u integruar ne BE.

Cili eshte kontributi i diplomacise shqiptare ne njohjet e Kosoves? A ka bere sa duhet ministria qe ju drejtoni per te rritur numrin e njohjeve te Kosoves ?

Objektiv i pandryshueshem i MPJ dhe imi personal eshte intensifikimi ne fillim te ketij viti i lobingut qe do te kryejme per njohjet e reja te Kosoves, ne koordinim me qeverine e Kosoves. Aktualisht po punojme per rritjen e hartes se njohjeve te reja per Kosoven. Jemi fokusuar kryesisht ne vendet e Lindjes se Mesme. Une kam patur kontakte me Ministrin e Puneve te Jashtme te Tunizise, dhe kam kerkuar qe Tunizia te njohe sa me pare pavaresine e Kosoves. Po punohet per arritjen sa me pare te ketij objektivi. Po punohet dhe me autoritetet e Libanit per njohjen e Kosoves. Me lejoni te kujtoj qe ne fund te vitit te kaluar gjate kontakteve qe pata me sekretaren amerikane te Shtetit, Hillari Klinton i kerkova ne menyre te drejtperdrejte qe te ndikonte te autoritetet e Izraelit per njohjen e shtetit te Kosoves. Pra sic e shikoni une nuk do humbas asnje rast te vetem per te kerkuar njohjen e pavaresise se Kosoves nga ato shtete qe nuk e kane bere. Ky eshte objektiv i perbashket i qeverise Shqiperise dhe Qeverise se Kosoves qe ne fillim te viti te arrijme numrin 100 te njohjeve qe te vazhdojme me pas me njohjet e reja, dhe aplikimin e Kosoves per statusin e vezhguesit ne OKB, per te synuar pastaj me arritjen e 2/3 te njohjeve ne OKB dhe anetaresimin e plote ne kete organizate. Nga ana tjeter, mendoj se duhet te intensifikojme ne koordinimin me qeverine e Kosoves, anetaresimin e Kosoves ne shume organizata nderkombetare, si p.sh ne UNESKO, ku situata eshte pozitive, votat jane aty, dhe mendoj me nje intensifikim te perpjekjeve do behet e mundur qe te anetaresohet Kosova ne kete organizem te rendesishem te OKB per te vazhduar me anetaresimin e saj dhe ne organizma te tjere. Sfidat jane te shumta, por mendoj se me nje dinamizem me te madh, me nje vullnet me te madh ne do t’i realizojme keto qellime.

Deklaruat qe Kosova fillimisht duhet te marre status vezhgues ne OKB, mendoni qe Kosova do te ndjeke shembullin e Palestines?

Kjo mbetet per t’u pare, duhet ndjekur hap pas hapi, nuk do te leme asnje lloj mundesie apo oportuniteti qe do te krijohet per te arritur qellimin final qe eshte anetaresimi i plote i Kosoves si anetar me te drejta te plota ne OKB. Do te ishte e mirepritur, pse jo, si nje faze e ndermjetme, dhe do ishte nje moment historik. Por sigurisht duhet diskutuar edhe me aleatet tane strategjike.

Permendet disa kerkesa direkte qe u keni bere disa shefave te diplomacise se vendeve qe nuk e kane njohur pavaresine e Kosoves. Vleresoni qe ndonje shtet do ta njohe shpejt, keto dite pavaresine e Kosoves?

Oh une jam shume optimist se jemi ne rruge te mbare. Rezervohem qe t’u them daten e sakte. Por ju them qe po punohet shume fort diku qe te pershpejtohet njohja zyrtare e pavaresise se Kosoves. Shoh zhvillime pozitive dhe te vendet europiane qe nuk e kane njohur pavaresine e Kosoves po bejne hapa te qenesishme dhe qendrimi i tyre i ngurte po tregon me shume fleksibilitet. Po permend fqinjin tone jugor Greqine qe tashme ka hapur nje zyre ne Athine, per perfaqesimin e Kosoves, ka hequr pengesat per dokumentet e levizjes, qe qytetaret e Kosoves te levizin lirisht, dhe po ecen ne drejtim te njohjes se pavaresise se Kosoves. Po ashtu perparim te dukshem po ben edhe Sllovakia. Me te ngurta po mbeten Rumania dhe Spanja, por une jam optimist qe edhe me kontaktet e vazhdueshme qe ne si diplomaci e shtetit shqiptar por edhe diplomacia e shtetit Kosoves ne menyre te koordinuar qe kemi me keto vende do te bejme qe keto vende ta rishikojne qendrimin e tyre jo bashkepunues per njohjen e pavaresise se Kosoves.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›