E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tatimoret kontroll ne Velipoje

Në një aksion të zgjeruar, i cili do të zgjasë me ditë të tëra, po realizohet nga drejtoria e tatimeve në Shkodër. Kontrolle të shumta në plazhin e Velipojës, ndaj subjekteve që operojnë atje, është pasuar me futjen në skemën e sigurimit të 70 punëtorëve, që ishin pjesë e tregut të zi të punës gjatë verës dhe vendosjen e disa gjobave për mungesë dokumentacioni. Katër grupe që operojnë paradite dhe 5 grupe pasdite do të jenë prezente me kontrolle në të gjithë zonën e Velipojës, duke monitoruar situatën në tërësi. Sipas drejtuesve të tatimeve synimi mbetet që të përmiresohen shifrat e viteve të mëparshme, pasi Velipoja ka një frekuentim masiv me rreth 120 mijë pushues.

Falë një marrëveshje me policinë e shtetit, drejtoria e tatimeve Shkodër do të nisë sipas drejtorit Laloshi, kontrollet edhe në vijën bregdetare për zaptimin e hapësirave publike. Të gjitha subjekteve do t’u kontrollet dokumentacioni, ndërsa do të lirohen hapësirat e zëna padrejtësisht për qytetarët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›