E Diel, 1 Nëntor 2026

Panariti me ambasadorët: Përmbushni 12 prioritetet

Panariti me ambasadorët

Pas takimeve në Bruksel, ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, zhvilloi një takim pune me ambasadorët e vendeve të BE-së të akredituar në Tiranë. Ministri Panariti informoi mbi takimet që zhvilloi me komisionerin për Zgjerim, Stefan Fyle dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Parlamentit Europian, gjatë vizitës së tij të fundit në Bruksel. Panariti rikonfirmoi para diplomatëve të akredituar në Tiranë angazhimin e qeverisë shqiptare, për të plotësuar sa më shpejt edhe detyrimet e tjera që kanë mbetur. Ministri Panariti vuri në dukje mesazhin që iu përcoll gjatë takimeve nga ana e zyrtarëve të lartë europianë, i cili kishte të bënte me nevojën e angazhimit të të gjitha forcave politike në drejtim të përshpejtimit të ritmit të reformave në vend  që çon drejt plotësimit të kërkesave për marrjen e statusit. Në të gjitha takimet e zhvilluara është nënvizuar dhe vlerësuar roli i Shqipërisë si faktor stabiliteti dhe progresi në marrëdhëniet me vendet fqinje. Ambasadorët vunë në dukje rëndësinë që merr në këtë fazë bashkëpunimi intensiv midis forcave politike për të plotësuar detyrimet në kuadër të përmbushjes së 12 prioriteteve, para publikimit të progres-raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë. Kjo arritje e të gjitha forcave politike në Shqipëri do të çojë në marrjen e statusit të vendit kandidat, thuhet në njoftimin Ministrisë së Jashtme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›