E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu: Opozita, bllokuese e reformave

Fatmir Mediu

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, e akuzoi dje opozitën për rolin negativ që ka luajtur, sipas tij, në ngadalësimin e procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Këtë shqetësim Mediu e ngriti gjatë takimit me europarlamentarin Nikolas Kuntis. Kreu republikan e njohu europarlamentarin Kuntis dhe me qëndrimin e Partisë Republikane  dhe të shumë partive të tjera rreth ndryshimeve në Kodin Elektoral, të cilat krijojnë probleme në zgjedhjet dhe ndërtimin e një parlamenti funksional. Nga ana e tij, raportuesi i Parlamentit Europian u shpreh se çdo gjë është në dorën e shqiptarëve, në përmbushjen e detyrave të vendosura nga BE, në veçanti në gjetjen e një rruge të përbashkët dhe bashkëpunuese drejt familjes së madhe europiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›