E Diel, 1 Nëntor 2026

Panariti ne Kine: Shqiperia ofron potenciale te medha per investitoret



Ministri i Puneve te Jashtme, Edmond Panariti, ndodhet per nje vizite pune ne Kine. Gjate kesaj vizite, ministri Panariti eshte takuar me zv.kryeministrin kinez, Li Keqiang.

Gjate bashkebisedimit, Panariti ka vleresuar nivelin e shkelqyer te marredhenieve politike dhe ekonomike ndermjet te dy vendeve. Ministri shqiptar ka shprehur falenderimin per ndihmen dhe asistencen qe Kina i ka dhene dhe i jep Shqiperise ne drejtim te zhvillimit ekonomik. Ministri Panariti ka bere nje panorame te qarte zyrtarit te larte kinez per mundesite e medha qe ofron Shqiperia per bashkepunim ne fushen ekonomike, por dhe ne fusha te tjera, si ne kulture, arsim etj. Integrimi i vendeve te Europes Qendrore dhe Lindore ne BE, stabiliteti i tyre politik dhe ekonomik, tha ai, krijon tashme nje klime teper inkurajuese edhe ne drejtim te integrimit te metejshem te tregjeve tona, si tregje aktive per te gjitha investimet e huaja, konkretisht dhe per ato kineze. Gjithashtu, Panariti ka bere edhe nje pasqyre te perpjekjeve te qeverise shqiptare ne rrugen e integrimit europian te vendit. Nga ana e tij, zyrtari kinez ka vleresuar marredheniet shume te mira mes dy vendeve, si dhe progresin qe ka bere Shqiperia gjate ketyre viteve dhe nenvizoi se Kina e Shqiperia duhet te zhvillojne me perparesi marredheniet ne te gjitha fushat dhe ne menyre te vecante ato ne fushen ekonomike, duke shtuar se Qeveria kineze do te tregoje kujdes, duke krijuar me shume lehtesi per kompanite dhe produktet shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›