Turdiu i kerkon llogari Athines per abuzimet me shqiptaret ne kufij
Ministria e Puneve te Jashtme deklaroi dje se ajo ka ndjekur me shume shqetesim pengesat nga pala greke ne realizimin e te drejtes per levizjen e lire. Sekretari i Pergjithshem i MPJ, z. Gazmend Turdiu ka thirrur perfaqesuesin e Ambasades greke ne Tirane, Evangelos Tsolkas, I Ngarkuar me Pune ad interim, (ne mungese te ambasadorit grek). Sipas burimeve zyrtare nga MPJ, Sekretari i Pergjithshem i komunikoi perfaqesuesit te Ambasades greke se Ministria e Puneve te Jashtme ka ndjekur disa raste te abuzimit grek me hyrje-daljen e shtetasve shqiptare. Turdiu u ndal tek ngjarja e se dieles, kur gazetarit Marin Mema iu refuzua hyrja ne territorin e Republikes Greke nga autoritetet e policise kufitare greke, ne piken e kalimit te kufirit ne Qafe Bote dhe tha se e ka ndjekur me vemendje kete rast
Ministria e Puneve te Jashtme gjykon se pengesat ne realizimin e te drejtes per levizjen e lire, nuk jane ne perputhje me vullnetin e shprehur nga te dy palet, me nivelin e marredhenieve mes dy vendeve dhe japin nje sinjal jo pozitiv.
Sekretari i Pergjithshem i kerkoi perfaqesuesit te Ambasades greke arsyen perse gazetari cilesohet 'person i padeshiruar' ne regjistrin kombetar te Republikes Greke.
Gjithashtu, Sekretari i Pergjithshem kerkoi qe ky rast dhe rastet e tjera te refuzimeve te meparshme, te rishqyrtohen dhe te zgjidhen sa me shpejt nga autoritetet kompetente greke, si dhe te merren me urgjence te gjitha masat qe ngjarje te tilla te mos perseriten me. Gjithsesi, MPJ nuk ka dhene hollesi se cfare pergjigje mori nga zyrtari i larte i ambasades greke lidhur me pyetjet qe i parashtroi.