E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi: Reforme per rritjen e pagave ne drejtesi



Ministri i Drejtesise Eduard Halimi ka bere publike dje nismen per reformen e pagave ne drejtesi. Nisma synon zvogelimin e diferences se pagave te Gjyqtareve te Shkalles se Pare me ato te pagave te gjyqtareve te Gjykates se Larte. Ky ndryshim ne kategorine e pagave pritet te sjelle rritje te performances se gjyqtareve dhe nje trajtim ekonomik me te tyre nga ana e shtetit. Ministri foli per rritje te nivelit te pagave te gjyqtareve te Shkalles se Pare". Duke folur per reformen ne sistemin e pagave, Halimi theksoi se duhet bere dhe nje standardizim i pagave per gjyqtaret qe kane vjeteri ne profesion. "Gjyqtaret, edhe nese nuk arrijne te shkojne ne Gjykaten e Apelit me kalimin e 15 apo 20 viteve, te marre statusin e gjyqtarit te Gjykates se Apelit", shprehet Ministri. Ai shton se niveli i pagave te gjyqtareve te shkalles se pare varion nga 75 mije deri ne 110 mije leke. "Kur ne kemi studiuar pagat e gjyqtareve te Shkalles se Pare te Tiranes, ka rezultuar se paga baze eshte rreth 75 mije leke ne muaj. Ndersa paga qe marrin ne dore gjyqtaret e Shkalles se Pare te Tiranes, varion nga 95 mije leke deri ne 110 mije leke", tha Halimi. Vec reformes ne paga, Ministri ka folur dhe per modernizimin e sistemit te drejtesise. Vetem pak jave me pare, Ministria e Drejtesise peruroi sherbimin online per qytetaret, ku ata mund te ndjekin cdo hap te ceshtjes se tyre ne te gjitha shkallet e gjyqesorit. Ministri Halimi thekson se dixhitalimi i sistemit do te rrise transparencen ndaj publikut dhe do te ofroje nje sistem me modern te drejtesise. "Po ecim me planin e jashtezakonshem te dixhitalizimit, te bindur se teknologjia dhe dixhitalizimi, duke rritur transparencen rrit pergjegjshmerine e aktoreve, te gjyqtareve, te avokateve, te prokuroreve, por edhe te paleve gjate procesit dhe ajo qe eshte me e rendesishme eshte se publiku ka mundesi te shoh se cfare ndodh", thote Halimi per kete projekt. Reforma ne Drejtesi, permiresimi i sherbimeve si dhe ulja e korrupsionit ne gjyqesor kane qene nje kerkese e vazhdueshme e Brukselit zyrtar, si pjese e kushteve per anetaresim. Ne kete funksion dhe nismat e fundit te nderrmara nga Ministria e Drejtesise synoj afrimin e sistemi te drejtesise ne vend me standardet e kerkuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›