E Diel, 1 Nëntor 2026

"La Stampa": Shqiperia? E bukur dhe mikpritese Eglantina Nasi



Shqiperia eshte e bukur dhe mikpritese. Ky eshte vleresimi qe jep media e njohur italiane, "La Stampa" ne nje artikull te posacem mbi vendin tone, publikuar pikerisht ne kulmin e sezonit turistik. Duke cituar konkretisht vlerat turistike, por edhe ato historike e mbi te gjitha njerezore qe permban vendi yne, artikulli pohon se edhe pse nje vend dikur i varfer, ajo ashtu si edhe vendet e tjera te Europes Lindore, eshte duke rifituar me shpejtesi prestigjin e humbur. Duke permendur mes te tjerash, edhe disfavoret qe ajo ka trasheguar nga historia e saj pergjate shekujve. "E fundit per t'u cliruar nga Perandoria Osmane, e fundit per t'u cliruar nga diktatura komuniste, e fundit edhe per te pasur nje qeverisje te qendrueshme", - citon artikulli ne fjale. Por perballe ketij fati aspak te begate gjate rruges se saj, media italiane, e portretizon Shqiperine edhe si nje vend qe te fal pamje te rralla. "Shqiperia eshte edhe vendi i nje bregdeti te mrekullueshem, apo te qyteteve si Berati dhe Gjirokastra", - citon "La Stampa". Pa harruar t'i shtoje kesaj panorame rrezellitese te vendit tone, edhe elemente te tille si ajo e te qenit nje vend mbi te gjitha tolerant. "Ne ferrin sektar te Ballkanit, Shqiperia, ka ne krah te njera-tjetres, paqesisht kisha dhe xhamia", - thuhet me tej. Nga ana tjeter, media e njohur italiane, nuk harron te nenvizoje edhe elementin italo-dashes qe e gjen ne Shqiperi, sipas saj, ne mjaft elemente, qe nga njerezit qe e duan dhe e flasin gjuhen italiane, por edhe tek aspekte te tjera, si ajo e dashamiresise ndaj kinemase dhe jetes italiane ne teresi. Ne kete aspekt, artikulli ne fjale e prezanton vendin tone para lexuesve te pertej bregdetit, si nje vend qe i fton ata te pushojne te qete, ne nje vend qe do t'i duan dhe respektojne me siguri. "Shqiptaret, ata njerez te deshperuar qe erdhen drejt nesh ne vitet '91, nuk ishin aventuriere, ne kerkim te parave te fituara lehtesisht, sic propagandonin mediat. Por vetem njerez qe iu arratisen nje regjimi brutal qe i vriste ne kufij. Dhe tek ne, nuk dihej asgje nga keto atehere, nuk thuheshin", - citohet ne fund te artikullit, edhe thenia e nje mesuesi milanez, nga malet e Thethit ne Shqiperi, qe ai kishte zgjedhur te vizitonte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›