E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan ekzekutohet ne publik nje grua

Mjaft reagim ka ngjallur publikimi i nje videoje në Afganistan e më gjerë, ku shfaqet ekzekutimi i një gruaje nga një taleban.
Burri qëllon për vdekje gruan që akuzohet për tradhti bashkëshortore, para një turme meshkujsh, që brohorinin, ndërkohë që videoja është mundësuar edhe nga Reuters.
Guvernatori i provincës Parvan Basir Salangi tha se videoja është filmuar një javë më parë në fshatin Kimshk në rajonin e Shinëari, pak km larg nga kryqeyteti, Kabul.
Në videon 3 minuta, një burre me armë në dorë, i afrohet gruas së gjunjëzuar dhe e qëllon atë 5 herë në një distancë të afërt, ndërkohë që kanë shpërthyer duartrokitjet e rreth 150 burrave të ngazëlluar.
Banoret e lugines Ghorband reaguan të shokuar nga lajmi tronditës.
“Çfarë duan të tregojnë talebanët me këtë veprim? Duan vetëm të shfaqin brutalitetin dhe padrejtesinë”, thotë një banor.
Ndëshkime të tilla publike janë një kujtim i dhimbshëm për autoritetet afgane për periudhën kur talebanët ishin në pushtet në 1996-2001, ndërkohë që është në rritje shqetësimi për trajtimin e grave afgane në këto 11 vjet.
Megjithë prezencën e mbi 1300 trupave të huaja dhe 300 ushtarëve afganë e policë, talebanët kanë mundur të ruajnë me fanatizëm kulturën në bastionet e tyre tradicionale siç është edhe provinca Parvan.
Ministria e Brendshme ka thënë se do të hetojë incidentin.
Dhuna ndaj grave në Afganistan është rritur ndjeshëm vitin e kaluar, sipas komisionit të të drejtave të njeriut në Afganistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›