E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panariti nxjerr blof Berishën: Imuniteti sështë kusht për Statusin

Kryediplomati shqiptar Edmond Panariti ka lëshuar dje një deklarate surprizë ndryshe nga kryeministri Berisha, duke thënë se heqja ose jo e imunitetit nuk është një nga 12 prioritet e BE-së por vetëm një sprovë e brendshme. Mazhoranca në përgjithësi, por sidomos kryeministri në veçanti e ka pas si kalë beteje mos heqjen e imunitetit duke thënë se opozita po pengon marrjen e statusit kandidat në bashkimin Europian.
Deklarata e Panaritit
I sapo kthyer nga Brukseli ku është takuar me krerët më të lartë të Komisionit Europian, ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, i ka bërë apel politikës shqiptare të vijojë me frymën e bashkëpunimit sa më të gjerë në Kuvend për nismat që kërkojnë shumicën e cilësuar. Ai tha se këtë mesazh ia kanë transmetuar krerët e KE-së, në prag të përgjigjes për kërkesën për statusin në 12 tetor. “Ajo që kërkohet është që konsensusi i madh, kompromisi i madh që u materializua në votimin për Kodin Zgjedhor të vijojë edhe me votimin më të njëjtën frymë të ligjeve të tjera që kërkojnë 2/3 e votave në Parlament”, deklaroi Panariti.
Qëndrimet e ndryshme
Shefi i diplomacisë shqiptare, ndryshe nga drejtues të tjerë të maxhorancës tha se përgjigjja për statusin nuk do të varet vetëm nga imuniteti. Kjo çështje, tha ai, nuk hyn tek prioritetit që KE i ka lënë Shqipërisë si detyrim por është një sfidë e brendshme që duhet të përmbushet. “Çështja e imunitetit nuk është pjesë e 12 prioriteteve të përcaktuara nga Komisioni Europian. Është një sfidë që politika shqiptare ia vuri vetes dhe që ka të bëjë në një farë mënyre për krijimin e një bazamenti më të shëndoshë për funksionimin e sistemit të drejtësisë. Pa dyshim, mbetet një obligim për t’u realizuar. Nuk është një çështje që mban peng statusin e vendit kandidat. Statusi i vendit kandidat është një çështje shumë më komplekse që ka të bëjë me avancimin në mënyrë të njëkohshëm të reformave në të 13 prioritetet të përcaktuara, kështu që një çështje e vetme nuk mund të mbajë peng një proces të tërë”, deklaroi ministri i Jashtëm. Por cilat janë sinjalet e Brukselit për kërkesën për statusin e vendit kandidat, Panariti tha shkurt: “Të gjitha shanset janë që kjo të arrihet. Kërkohet një sforco akoma më e madhe por në një kohë të kufizuar. Ky është mesazhi që mu dha dhe mundësitë janë”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›