Qytetarët e periferive pa abone
Qytetarëve të këtyre zonave jashtë vijës së verdhë të kryeqytetit, u duhet që të përballen me faturat e kripura të biletës. Arsyeja kryesore që japin linjat rreth këtij problemi, është se Bashkia e Tiranës nuk i ka nën administrimin e vet. Komunat apo bashkitë e këtyre linjave nuk kanë vendosur abone në këto linja autobusësh. Të pyetur në lidhje me faktin se përse nga kjo linjë nuk njihen abonetë që janë në treg, dispeçeri i linjës Vorë-Tiranë, përgjigjet se: “Kjo linjë është jashtë bashkisë së Tiranës. Bashkia e kësaj linje nuk ka vendosur ende abone për qytetarët”.
Autobuzët e këtyre linjave nuk mund të quhen urban, pasi dalin jashtë vijës së verdhë të Bashkisë. Atëherë lind pyetja, meqenëse janë autobusë rrethqytetës pse duhet të ndalojnë në çdo stacion autobusi brenda vijës së verdhë të Bashkisë së Tiranës?
Ermira, e cila udhëton çdo ditë në linjën Vorë-Tiranë, shprehet: “Unë harxhoj 100 lekë të reja çdo ditë me autobusin e Vorës. Vetëm mua më shkojnë biletat rreth 3 000 lekë të reja në muaj. Po aq harxhojnë edhe tre bashkë-familjarë të mi. Nuk i përballojmë dot shpenzimet. E kemi biletën më të shtrenjtë, për vetë faktin se quhemi zonë industriale. Na ka mbytur papunësia, ç’a industrializmi?!”. Shumica e familjeve të varfra, studentët, pensionistët në periferi, jo vetëm nuk po përfitojnë shërbimet e duhura sociale, por nuk po përfitojnë as një abone që mund të lehtësonte sadopak shpenzimet mujore./Start/ A. Dokuzi/
2012-09-27 13:43