Greqi takimet para bisedimeve me Trojken
Në Greqi takimi i parashikuar për pasditen e sotme mes kryetarëve të partive në qeveri është anuluar. Takimi do të mbahet, por në nivel përfaqësuesish partish mes Skandhalidhit, Lazaridhit dhe Hatzisokrati.
Kryeministri grek Samaras kthehet nesër në zyrën e tij, ku pasdite do të takohet me përfaqësues të Trojkës, duke u përpjekur të bindë huadhënësit, se Greqia e meriton një mundësi, për të rinegociuar disa nga kushtet e Memorandumit.
Dje ekipet teknike të Trojkës kanë filluar kontrollin, ndërsa sot krerët e tyre vijnë në Athinë dhe nesër së bashku me ministrin e Financave, Janis Sturnaras do të priten nga kryeministri.
Sot pasdite Samaras do të takojë përsëri në shtëpi aleatët e tij Evangelos Venizelos dhe Fotis Kouvelis, para takimit që do të ketë nesër me Trojkën, por edhe për të diskutuar detajet përfundimtare në prag të deklaratave programatike të qeverisë.
Të shtunën, krerët e Trojkës largohen nga Athina. Në datën 22 korrik përfundon kontrolli i ekipeve teknike dhe në datën 24 korrik kthehen përsëri krerët e Trojkës, për negociata të reja me qeverinë greke.