Blatter kërkon rizgjedhje

Sepp Blatter ka thënë se do të synojë të vazhdojë të jetë presidenti i FIFA-s pas skadimit të mandatit aktual në vitin e ardhshëm.
“E di se ku dua të shkoj dhe jam ende në gjendje të mirë për të vazhduar”, tha 73-vjeçari zviceran, i pyetur nëse synon të vazhdojë në detyrë edhe për katër vite të tjera.
Blatter kishte thënë në tetor se nuk ka përfunduar misionin e tij në futboll dhe do të kërkojë rizgjedhjen në Kongresin e FIFA-s më 2011.