E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pandev sulmon Taren

Pasi e ka shkëputur kontratën përfundimisht me Lazion, Goran Pandev është rikthyer të flasë për periudhën e vështirë që e kaloi që nga vera e këtij viti, kur refuzoi ta vazhdonte kontratën, me çka mbeti jashtë ekipit për 5 muaj pa të drejtë loje.

Sipas sulmuesit maqedonas, presidenti Claudio Lotito dhe drejtori sportiv, Igli Tare, nuk e meritojnë ta udhëheqin Lazion. ”Lotito dhe Tare nuk janë të denjë për Lazion. Këta të dy nuk e meritojnë ta udhëheqin një klub prestigjioz si ky. Lotito dhe Tare nuk i meritojnë këta tifozë”, është shprehur Pandev të mërkurën, pasi u bë lojtar i lirë.

Ndërkohë, pasi e humbi Pandevin, Lazio nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga gjyqi. Në fakt, klubi italian, pasi e ka kuptuar se futbollisti shqiptar Pajtim Kasami ka nënshkruar me klubin zviceran Bellinzona, pretendon t’i futet luftës gjyqësore, ngase konsideron se talenti shqiptar është ende futbollist i tij, edhe pse FIFA kishte vendosur për shkëputjen e kontratës, ngase lazialët nuk i kishin kryer obligimet financiare ndaj futbollistit U17 të Zvicrës, shkruajnë mediet italiane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›