NATO dhe perspektivat e reja
Shqiperia pas shume pak ditesh do te jete nje vend anetar me te drejta te plota ne NATO, nje gje e paimagjinueshme vite me pare
Nga Bamir Topi*
Sot une vij ne Permet i shoqeruar edhe nga nje grup biznesmenesh, te cilet vertete tani nuk jetojne ne Permet, e ushtrojne aktivitetin e tyre kryesisht ne Tirane, por bizneset e tyre jane biznese shume te ndershme, qe jane refleks i ketyre karakteristikave qe ka kjo zone: nje zone e mrekullueshme, nje zone qe t'i ofron te gjitha qofte nga pikepamja fiziko-gjeografike, por qofte edhe nga pikepamja e te gjitha mundesive per te ushtruar biznes. Kete zone tradicionale kryesisht ne e gjejme tek vjershat e Naimit, i cili ka qene biri i kesaj zone, tek poema "Bageti e Bujqesi", dhe kuptohet qe elementet baze te kesaj zone kane qene blegtoria dhe bujqesia. Besoj qe per te gjithe Permetin dhe komunat e tij njihen dhe vleresohen per cilesine e vreshtave, per cilesine e veres, por edhe per cilesine e prodhimeve shtazore. Sot ne kohet moderne, kur vertet i permendim si element te tradites dhe besoj qe eshte shume mire qe ne jo vetem te ruajme traditen, sepse tradita eshte shume e rendesishme, por dhe ta zhvillojme me tej kete tradite. Them jemi ne kohet moderne, sepse Shqiperia nuk eshte me e kohes kur shkruhej poema "Bageti e Bujqesi", Shqiperia pas shume pak ditesh do te jete nje vend anetar me te drejta te plota ne NATO, nje gje e paimagjinueshme vite me pare, dhe te jesh anetare e NATO-s do te thote te te hapen perspektiva te reja Shqiperise kudo ne institucionet e saj, por dhe qytetareve ne cdo cep. Permeti, pervec mundesive te medha qe ka qe lidhen me burime natyrore ka dhe nje shans tjeter qe eshte shume afer nje vendi te Bashkimit Evropian, te Greqise. Ka nje mundesi shume te mire komunikimi, mesa di une ka dhe nje binjakezim shume te mire te bashkise se Permetit me bashkine e Konices dhe jane te gjitha elementet dhe te gjitha premisat qe Permeti, edhe ne kuadrin e permiresimit te infrastruktures te marre nje vlere te re. Ne bisede me miq qe kane ardhur nga Tirana dhe jane me origjine permetare te gjithe e kane mendjen per te pasur nje aktivitet dhe nje shtepi te dyte ne Permet. Kjo eshte nje deshire shume e madhe qe tregon se levizjet demografike te realizuara nga Permeti ne drejtim te qyteteve te medha jane te natyrshme ne kohet moderne, por eshte po aq e rendesishme qe njeriu t'i rikthehet tradites dhe te kete nje lidhje jo thjesht te memories per jetesen e tij, por edhe te brezave qe sot duhet te kene nje kujdes ne vazhdim qe kjo zone te behet me te vertete e zhvilluar.
Ne sot kemi rastin qe te kontaktojme nga afer dhe te prekim problemet qe jane ketu. Une sot pata rastin qe te njihem edhe me disa shqetesime qe ka bashkia e Permetit dhe me cilesine e Kryetarit te Shtetit, jo vetem aty ku kompetencat jane te drejtperdrejta, nuk ka arsye qe te mos t'i bejme trasparente edhe ketu, ceshtje qe kane te bejne me planin e perhapjes, me reparte ushtarake, te cilat mund te dalin nga plani i perhapjes. Ato mund te shkojne edhe ne favor te pronareve, te cilet i kane pronat pikerisht aty ku kane qene keto reparte qe dalin nga plani i perhapjes, ose tek Bashkia ne qoftese prona eshte publike, per t'i kthyer keto ne asete te zhvillimit te qytetit dhe ne asete te zhvillimit te aktiviteteve private. Une do te bej cmos qe duke i harmonizuar gjerat qe te shkojne qofte ne linjen e sigurise kombetare, por edhe per ne interes vendor t'i realizojme sa me mire. Probleme te tjera kane dale edhe pas riorganizimit te pushtetit gjyqesor, te gjykatave te cilat me nje vendim te Keshillit te Larte te Drejtesise te 28 gushtit te vitit 2007 jane organizuar mbi baze qarku. Faktikisht keto jane eksperienca te reja, te cilat vijne edhe si pasoje e spostimeve demografike dhe te ceshtjeve qe kane ne perdorim gjykatat. Gjithsesi une jam i ndjeshem si Kryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise per ta marre si shqetesim dhe per ta trajtuar nepermjet mekanizmave kompensues.
(*) Nga fjala e mbajtur dje, ne takimin me anetare te Keshillit Bashkiak te Permetit