Paneta: Irani të pranojë negociatat

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta, tha se Irani duhet të negociojë për kufizimet e arsyeshme të programit të tij bërthamor, në të kundërtën do të përballet aksione ushtarake me qëllim parandalimin e armëve bërthamore. `Iranianët duhet ta kenë të qartë se kurrë nuk do të jetë në gjendje të kenë armë bërthamore.
Nëse ata marrin vendim për zgjatjen e programit për prodhimin e armëve bërthamore, atëherë ne jemi gati të parandalojmë një gjë të tillë`, tha Paneta. Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan miratoi paketën e re të sanksioneve kundër Iranit, që kanë për qëllim ndëshkimin e bankave, kompanive të sigurimit dhe të transportuesve, që i ndihmojnë Teheranit për shitjen e naftës.