E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, ndihmon në fshehtësi rebelët në Siri

Rebelët sirianë bombarduan sot një aeroport ushtarak pranë Alepit, skenë e një lufte mes kryengritësve dhe forcave të regjimit, pas një sulmi të përgjakshëm kundër një lokaliteti pranë Damaskut shoqëruar me ekzekutime dhe tortura.

Ndërkohë që komuniteti ndërkombëtar, thellësisht i ndarë, duket i paaftë për gjetjen e një mënyre për ndërprerjen e dhunës, një televizion amerikan kishte njoftuar se presidenti Barak Obama kishte nënshkruar një dokument sekret që lejon ndihmën amerikane për rebelët.

Përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë refuzuan të komentojnë këto informacione./Start/

                                                                                             2012-08-02 12:25
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›