Jaka për taksën e çimentos: Ishte dashakeqës për Shqipërinë

Një ditë pasi në Kosovë hyri në fuqi heqja e taksës prej 35 % ndaj importit të çimentos, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka në një intervistë për Ora Neës tha se ky ishte një vendim i vonuar, ndërsa e cilësoi si dashakeqës për biznesin shqiptar.
Sipas Jakës, Kosova me vendimin për vënien e taksës prej 35 % për importin e cimentos i është kundërpërgjigjur Qeverisë shqiptare për taksën e vendosur ndaj patates kosovare. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë tha se marrëdheniet ekonomike Shqipëri-Kosovë janë në ngërç.
Nga pala kosovare thuhet se vendimi i ministres së Tregëtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila, për vënien e kësaj takse kishte si synim mbrojtjen e prodhimit vendor.