E Shtunë, 31 Tetor 2026

Christine Lagarde në mbështetje të Greqisë

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, FMN, Christine Lagarde thotë se se huadhënësit globalë do të qëndrojnë nga ana e Greqisë së trazuar ndërsa e ardhmja e pasigurt e Euroznës po zymtëson opinionin për ekonominë spanjolle.

Lagarde tha se një rënie e gjërë e besimit po ushqehej nga të dhënat e dobëta ekonomike që vijnë nga shumë vende dhe investitorët kanë reagur mbi to. "Ne jemi në Greqi në këto moment dhe ne jemi të angazhuar në dialog me autoritetet greke`,-tha shefja e FMN-së.

Por Lagarde theksoi se Greqia mund të bëjë më tepër duke mbledhur më shumë taksa nga grekët e pasur, për të rritur të ardhurat e qeverisë dhe reformat ekonomike për të forcuar ekonominë teksa theksoi se i duket e habitshme kur sheh karshi tyre një reagim armiqësor.

Pasiguria mbi krizën e borxheve në Eurozonë dhe potenciali i të ashtuquajturit “shkëmbim fiscal” në SHBA sipas saj kanë ngritur pyetje serioze në lidhje me ekonominë amerikane.

Lagarde vlerësoi se përpjekjet spanjolle për të ulur defiçitin buxhetor dhe për të rimëkëmbur ekonominë. Edhe pse tha se këto përpjekje ishin duke u minuar nga pasiguria e investitorëve mbi të ardhmen e Euos. Sipas shefes së FMN-së Euro s`ishte i vetmi risk i ekonomisë botërore, sipas saj largimi i pasigurive mbi politikën fiskale të SHBA-ve do të mund të qetësonte po ashtu nervat e investitorëve.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›