Paneta: Iranit i duhet një vit për armën bërthamore
Iranit do ti mjaftonte një vit për të pasuruar uraniumin e nevojshëm për një armë bërthamore. Alarmi për këtë vjen nga shefi i Pentagonit, Leon Paneta.
Nëse do të vendosnin të ndërtonin një armë bërthamore, iranianëve do tu duhej afërsisht një vit. Ata janë në gjendje të krijojnë një bombë bërthamore dhe do tu duhej një ose dy vite të tjera për ta kthyer në një raketë, ka thënë sekretari amerikan i Mbrojtjes në një intervistë televizive.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe presidenti Obama janë treguar të qartë në këtë pikë. Ne nuk duam që Irani të zhvillojë një armë atomike, ka theksuar Paneta.
Ndërsa në lidhje me ndonjë ndërhyrje të mundshme ushtarake, shefi i Pentagonit është shprehur se të gjitha opsionet janë mbi tavolinë.
Përgatiti: Gazmira Ndoja