Vlorë, Qetsori i BB arrestohet për vjedhje
Policia e Vlorës ka vënë dje në pranga fituesin e BB 2, Qetsor Ferunaj, me akuzën e vjedhjes.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e së dielës, kur 37-vjeçari Ferunaj është vënë në pranga së bashku me tre persona të tjerë për prerjen e tubave të hekurit në pronësi të Drejtorisë së Ujërave, përgjatë rrugës në bregdetin e Orikumit.
Sipas policisë, Ferunaj në bashkëpunim me Daniel Sadikaj, 22 vjeç; Gjovalin Mikaj, 28 vjeç; dhe Arsen Fistin, 24 vjeç janë kapur në flagrancë duke prerë disa tuba hekuri që ndodheshin përgjatë rrugës që të çon për bregdetin e Orikumit.
Gjithashtu, policia e Vlorës sqaron në njoftimin e saj se këta 3 persona ishin punësuar për prerjen e tubave nga Qetsor Ferunaj.