E Diel, 1 Nëntor 2026

Studimi maqedonas: Shqiptarët e Kosovës nuk kanë ngjashmëri gjenetike me ballkanasit

Shqiptarët e Kosovës nuk kanë fare ngjashmëri gjenetike me popujt e tjerë të Ballkanit. Ky është rezultati i një hulumtimi të autoriteteve e Mjekësisë Ligjore në Shkup.

Sipas gazetës kosovare Express, megjithëse këto përfundime sjanë kundërshtuar ende nga askush, mënyra e studimit duket të jetë krejtësisht joserioze. Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë nuk pranoi të përfshihet në projektin maqedonas, e mjekët e Shkupit mostrat e shqiptarëve i morën nga Zagrebi.

Sipas këtij hulumtimi, del se shqiptarët nga Kosova nuk kanë gjene të përbashkëta me maqedonasit, kroatët, serbët, bullgarët dhe boshnjakët. Zyrtarët e këtij instituti tregojnë se hulumtimi ka zgjatur gjashtë vjet dhe është bërë në bazë të analizave të ADN-së nga të gjitha vendet e rajonit, duke përjashtuar Greqinë.

Ndonëse nga shqiptarët e Kosovës nuk mund të gjesh person që kundërshton faktin se nuk kanë asnjë lidhje me sllavët, vetë hulumtimi duket të ketë qenë krejt joserioz, edhe pse rezultatet e tij janë publikuar nga shumë media në rajonin e Ballkanit.

Gazeta Express ka kërkuar llogari nga institucionet përkatëse në Kosovë dhe vetë Instituti i Mjekësisë Ligjore në Shkup për të kuptuar se si është bërë ky hulumtim, duke marrë shkas nga keqpërdorimi i kryer nga Jose Pablo Barybar, ish-mjek ligjor i UNMIK-ut, i cili kishte studiuar mbetjet mortore të shqiptarëve të Kosovës.  / INA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›