E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paneta NATO te mos mbetet prapa

Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve te Bashkuara Leon Paneta
Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve te Bashkuara Leon Paneta thote se ushtria amerikane ballafaqohet me shkurtime buxhetore dhe nuk do te jete ne gjendje per te ndihmuar ne plotesimet e rendesishme eventuale ne NATO.

Gjate nje fjalimi ne Bruksel para fillimit te takimit te Ministrave te Mbrojtjes se NATO-s zoti Paneta nder te tjera tha se aleatet e NATO-s duhet te punojne se bashku per ndarjen e ngarkeses per siguri ne kohen kur presionet financiare i kane prekur edhe shpenzimet per mbrojtje ne te dy anet e Atlantikut. Aleanca e NATO-s duhet te mbetet e forte dhe per kete kerkohet qe anetaret te perkushtohen per shqyrtimin e boshlleqeve ne kapacitetet tona ushtarake bile edhe derisa ne konfrontohemi me sfidat e kursimeve fiskale tha Leon Paneta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›