E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta ne Itali per ligjin e pergjimeve

PROTESTA ITALI
Italia eshte perfshire nga protestat e formave te ndryshme pas kalimit ne komisionet parlamentare te nje projektligji per privatesine qe parashikon kufizim te publikimeve per pergjimet e policise.

Edhe edicioni italian i Wikipedias ka vendosur te nxjerre offline te gjitha publikimet pervec ketij lajmi qe ka shkaktuar perplasje te ashpra mes mazhorances dhe opozites ne Itali. Transkriptimet e pergjimeve telefonike kane vene se fundmi ne veshtiresi kryeministrin Berluskoni i cili eshte nen gjykim per korrupsion dhe marredhenie seksuale me nje minorene. Berluskoni ka deklaruar se ligji qe eshte hartuar ne Parlament per me shume se nje vit nevojitet per te mbrojtur te drejten e privatesise se qytetareve. Por kritiket e tij theksojne se gjithcka behet qe te mos publikohen te tjera te verteta shokuese per kryeministrin. Megjithate kavalieri i cili ka shumicen ne parlament pritet ta miratoje ligjin pa shume veshtiresi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›