Palin terhiqet nga gara republikane
SARA PALIN
Ish-guvernatorja e Alaskes Sarah Palin ka deklaruar se nuk do te jete ne gare per Shtepine e Bardhe vitin e ardhshem.
Zonja Palin u shpreh permes nje komunikate per shtyp se vendimin e kishte marre pasi ishte menduar gjate dhe ishte konsultuar me te shoqin me te cilin kishin vendosur ti perkushtoheshin Zotit familjes dhe vendit. Njoftimi i 47-vjecares i jep fund muajve te tere spekulimeve ne lidhje me planet e saj. Terheqja e zonjes Palin ben qe ish-guvernatori i Masacusets Mit Romni dhe Gurvenatori i Teksasit Rik Perri te jene favoritet kryesore per kandidaturen republikane qe do te perballet me Obamen ne vitin 2012. Analistet vleresojne se vendimi i Palin nuk ishte ndonje surprize e madhe per shkak se edhe sondazhet e muajve te fundit tregonin nje mungese te mbeshtetjes per te ne radhet e republikaneve. Megjithese deklaroi terheqjen nga gara Sara Palin theksoi se do te mbishtese fushaten republikane per betejen drejt Shtepise se Bardhe.